Ballina Shkenca Studimi: Doni fëmijë të rregullt? Mos jini prindër të ashpër

Studimi: Doni fëmijë të rregullt? Mos jini prindër të ashpër

Shumë prindër besojnë se të qenët strikt me fëmijët e tyre është mënyra më e mirë për t’i mbajtur ata në sjelljen e duhur. Por një studim i ri tregon se kjo teori është e gabuar. Hulumtimi më i fundit zbuloi se prindërit e ashpër që nuk arrijnë t’ia tregojnë rregullat me mirësi fëmijëve, kanë fëmijë që pinë alkool dhe përdorin drogë. Sipas studimit, fëmijët që kanë prindër autoritarë, të cilët tregojnë pak dashuri, kanë më shumë gjasa të “dalin nga shinat”. Megjithatë edhe fëmijët që janë përkëdhelur shumë nga prindërit, kishin më shumë gjasa të tymosnin kanabis dhe të pinin. Sjellja më e mirë, sipas shkencëtarëve, gjendej te fëmijët, prindërit e të cilëve ishin të arsyeshëm dhe i qartësonin rregullat pa qenë të ashpër.

Loading...