Ballina Bota SIRI – Pentagoni: Forcat speciale amerikane në mbështetje të ushtrisë turke kundër...

SIRI – Pentagoni: Forcat speciale amerikane në mbështetje të ushtrisë turke kundër ISIS-it

SHPËRNDAJE

Forca speciale amerikane janë dërguar në mbështetje të ushtrisë turke dhe grupeve rebele të moderuara në ofensivën e tyre kundër grupit Shteti Islamik në veri të Sirisë, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.

“Kjo mbështetje u vendos sipas kërkesës së qeverisë turke”, theksoi ai.

“Forca speciale amerikane shoqërojnë forcat turke dhe ato të opozitës siriane të moderuar në përpjekjet e tyre për të larguar ISIS-in nga një zonë në jug të kufirit turko-sirian, pranë Jarablos”, vazhdon Jeff Davis.

Ankaraja ka filluar më 24 gusht një ofensivë ambicioze në veri të Sirisë, duke dërguar tanket dhe forcat e saj speciale për të mbështetur rebelët e opozitës.