Ballina Psikologji Shumë shpejt mund t’i bëni “DELETE” kujtesës tuaj!

Shumë shpejt mund t’i bëni “DELETE” kujtesës tuaj!

A do të donit që ndonjë kujtim ta hiqni përgjithmonë nga koka juaj? Ose mund të ndryshoni kujtimet e pakëndshme në mënyrë që ato të mos jenë tronditëse? Ose të krijoni kujtime të reja të ngjarjeve që kurrë nuk kanë ndodhur?

Kjo tingëllon si fantashkencë, por një dokumentar i publikuar këtë javë në SHBA e tregon se si shkencëtarët mund ta bëjnë këtë, por edhe diçka më shumë.

Dokumentari “Memory Hackers” nga NOVA i ka fillesat tek PBS-ja, dhe tregon shkurtimisht avantazhet se si kujtesa mund të manipulohet për të mirën e njerëzimit.

jakke_3572793b-large_transzpnxlbhedt8atjiziyngmaskjicg4qgizzkn66d5kwi

“Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, kujtesa shpesh shërben si një megafon besnik që regjistron informacionet dhe i ripërsërit ato pa i prekur”, thonë krijuesit e dokumentarit.


“Por tani, studiuesit tregojnë se janë zbuluar mekanizma të sakët që mund të shpjegojnë dhe madje të kontrollojnë edhe kujtimet tona”, thuhet më tej.  Në mesin e subjekteve të dokumentarit  është edhe Jake Hausler, një djalë 12-vjeçar nga St Louis, i cili mund të mbajë mend çdo gjë që ka përjetuar që nga mosha 8 vjeçare.

Fëmija është personi më i ri i diagnostikuar ndonjë me “memorie superiore” autobiografike, e cila e bën të vështirë që të dallojë ngjarjet e rëndësishme dhe të parëndësishme nga e kaluara e tij.

“Ne kuptojmë vetëm majën e ajsbergut kur është fjala për kujtesën njerëzore”, thotë André Fenton, një neuroscientist, i cili po zhvillon kërkime për përparimin e një teknike për të fshirë kujtimet e dhimbshme.

/Ora News/

 

Loading...