Ballina Bota Shpërthim në Manhattan, 26 të plagosur

Shpërthim në Manhattan, 26 të plagosur

Një kazan plehrash ka shpërthyer në ajër, në lagjen Chelsea (Çelsi) në New York City, duke thyer xhamate dritareve të kateve të ulëta në ndërtesën 14-katëshe përballë.
Të paktën 26 vetë kanë mbetur të lënduar, nga të cilët gati gjysma kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ndërtesa përdoret zakonisht nga të verbërit e qytetit, për të banuar, mësuar dhe për shërbime të tjera.
Ngjarja është ende nën hetim, por e ardhur vetëm pak ditë pas 15-vjetorit të 11 Shtatorit dhe në një klimë të tensionuar elektorale është bërë menjëherë burim hamendjesh ku vend kryesor ze si zakonisht terrorizmi.
Për ironi, ka ndodhur në ditën e parë të punës të Komisionerit të Policisë së Qytetit, James O’Neill që zëvendësoi dje veteranin Bill Bratton.
Ngjarja ndodhi në orën 8:30 të mbëmjes, afër Avenusë 6, përpara ndërtesës në 135 W. 23rd Street, ku tani ndodhen agjentë të FBI dhe punonjës të tjerë të sigurisë.
Banorët e verbër të ndërtesës janë duke ndenjur brenda sipas këshillës së policisë, por banorët e dy pallateve ngjitur janë larguar me urdhër evakuimi.
Zhurma e shpërthimit ishte e madhe dhe ka trembur shumë njerëz në një distancë të madhe, në këtë mbëmje të këndshme të fundjavës. Pak më shumë se një bllok pallatesh ndodhet kinemaja ku mbrëmë u mbajt premiera e Javës së Filmit Shqiptar 2016 në New York. (Ruben Avxhiu)

Loading...