Ballina Sport Shkodran Mustafi zbulon se si ai e ka nisur karrierën si sulmues...

Shkodran Mustafi zbulon se si ai e ka nisur karrierën si sulmues dhe përfundoi në mbrojtës

SHPËRNDAJE

Qëndërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka zbuluar një seKret nga karriera e tij, kur ai ishte pjesë e skuadrës gjermane të Hamburgut roli i tij i parë ka qenë sulmues, por me kalimin e kohës u përshtat me rolin e qëndërmbrojtësit.

Tekniku francez Arsen Wenger e ka identifikuar Shkodran Mustafin, si një nga objektivat e tij kryesore të transferimit në këtë merkato vere duke derdhur në arkën e skuadrës së Valencias një shumë prej 35 milionë paundsh, për ta sjellë atë në “Emirates Stadium”.

🔙🔛🔝 When you wake up in the morning and realize you’re playing for @Arsenal! 💪🏼😀#AFC #GunnerShkodran

A video posted by Shkodran Mustafi (@shkodranmustafi) on


“Daily Mail” shkruan se ajo që Wenger nuk mund të ketë kuptuar është se Mustafi më herët ka qenë sulmues për të realizuar gola dhe jo për ti ndalur ato.

Mbrojtësi me orgjinë shqiptare shprehet se ka lujatur në disa pozicione deri sa vendosi që të vendoset në qëndër të mbrojtjes.

“Para së gjithash jam i gëzuar pasi në të kundërt nuk e di nëse do të isha këtu. E kam nisur si sulmues. Kur isha 14 vjeç firmosa për Hamburg dhe me kalimin e kohës kalova në mbrojtje. Luajta para mbrojtjes për disa ndeshje dhe në fund përfundova të luaj si qendërmbrojtës dhe atëherë u thirra në kombëtaren e U 15 dhe atëherë vendosa që ky do të ishte pozivicioni im” përfundoi Mustafi./f.b