Ballina Diaspora Shkatërrohet banda e drogës, ‘kriminelë’ shqiptarë koka e trafikut (Video)

Shkatërrohet banda e drogës, ‘kriminelë’ shqiptarë koka e trafikut (Video)

Një operacion i madh policor kundër trafikut të drogës në Trento të Italisë ka përfunduar me arrestimin e 16 personave që merreshin me trafikun, kryesisht shqiptarë dhe tunizianë.

Policia tha se shqiptarët janë drejtuesit e trafikut të lëndëve narkotike. Hetimet e kryera nga policët e skuadrës së lëvizshme policore, në bashkëpunim me ato të Bolzanos dhe Brescia, kanë lejuar për të shkatërruar një grup kriminal të përfshirë në një trafikim të madh të drogës, drejtuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali.

“Organizata, e cila kishte arritur të integrohej në mënyrë të përhershme në provincën Trentinos, kishte krijuar një piramidë, kulmi i të cilit janë figurat kriminale shqiptare”, thanë prokurorët italianë.

Prokurori i Trentos, ka dhënë 28 masa arresti, dhe janë arrestuar 22 persona, 6 prej të cilave kanë ndodhur nga tetori 2015 deri në shkurt 2016.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 10.000 euro, dhe 4 kg drogë, duke përfshirë heroinë dhe kokainë, për një vlerë totale që nëse do shitej në tregun me pakicë arrinte shumën rreth 800,000 euro.

Loading...