Ballina Kronika Sherri në lokal për një vajzë, i riu ndjek çobanin ta qëllojë...

Sherri në lokal për një vajzë, i riu ndjek çobanin ta qëllojë por vdes vetë

Një 29-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes disa herë me thikë nga bashkëfshatari i tij. Policia e ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar viktmën i cili është Ardjan Mesiti, ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes ka arrestuar edhe autorin, 25 vjeçarin Arlind Llalla.

Policia sqaron se shkak i ngjarjes me pasojë një viktimë ka qenë një konflikt për motive të dobëta, i cili ka nisur në ambjentet e një lokali në fshat, dhe më pas autori e ka kryer krimin në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, ku edhe 29-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme si pasojë e goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërsa Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, mësohet se është arrestuar edhe Xhuljan Kokomeci, 39 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh, pasi dyshohet të ketë parë ngjarjen dhe të mos ketë kallëzuar për motivet dhe rrethanat e saj.

Sipas dëshmive në lokal, mësohet se mes tyre ka nisur një debat për një vajzë, e cila ende nuk dihet nëse ka qenë e dashura e viktimës apo e autorit, por gjithsesi debati ka qenë me fjalë fyese mes të dy palëve, saqë ka detyruar autorin të largohet nga lokali, drejt stanit ku edhe qëndronte për tu kujdesur për bagëtitë e tij.

Por sipas burimeve nga vendi i ngjarjes thuhet se viktima ka nisur ta ndjekë nga pas me një çiklomotor 25 vjeçarin, dhe në rrugën automobilistike ka lënë motorrin mënjanë dhe ka nisur të qëllojë me grushta dhe shkelma çobanin.
Kështu i gjetur në kushte të pambrojtura mes goditjeve të grushtave dhe të shkelmave, autori ka nxjerrë nga pas pantallonave thikën e vogël që zakonisht mbajnë çobanët dhe ka nisur ta godasë viktimën në vende të ndryshme të trupit, edhe pse ky i fundit vazhdonte ta qëllonte.

Kjo skenë ka zgjatur për shumë minuta deri sa viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga thika e mprehtë e çobanit. Ky i fundit pasi ka kryer krimin i gjakosur, dhe me shumë plagë në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e goditjeve të forta të marra nga shkelmat e viktimës, ka mundur të largohet në mal, me qëllim që të arratiset.

Vrau me thikë të riun pas sherrit, autori harroi xhupin dhe celularin në vendngjarje

Zbardhen detaje nga vrasja në Gramsh, ku 29-vjeçari humbi jetën pasi u vra me thikë. Policia njofton zyrtarisht se ngjarja ndodhi në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh.

Burimet zyrtare policore konfirmuan se viktimë ka mbetur shtetasi Ardian Mesiti. Autori sipas bluve është shtetasi Arlind Llala dhe është arrestuar pak pas ngjarjes.

“Pas njoftimit të marrë se në rrugën automobilistike të fshatit Llallë Gramsh, është gjetur një person i vrarë me mjete të mprehta”- tha policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë dhe kanë konstatuar se viktima i përket shtetasit AM. 29 vjeç, banues në fshatin Shemrize Gramsh.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një ciklomotor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës.

Ndërkohë që u gjet një xhup i zi dhe një aparat celular që dyshohet se i përkasin autorit të krimit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Arlind Llala, 25 vjeç, banues në fshatin Llallë Gramsh.

Loading...