Ballina Kronika Sherri në diskotekë, shqiptari qëllohet me armë zjarri. Plagoset rëndë

Sherri në diskotekë, shqiptari qëllohet me armë zjarri. Plagoset rëndë

Një shqiptar është plagosur rëndë në Itali, pas një sherri që ka degjeneruar edhe në përdorimin e armëve.

Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar me armë zjarri pas një sherri me një grup tjetër të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një diskoteke në Napoli, por duket se sherri ka nisur që brenda. Shqiptari është “fërkuar” me një italian në diskotekë, dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë.

Mediat italiane thonë se shqiptari është plagosur rëndë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Ai është 38 vjeç, por emri nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona për plagosjen, e cila po konsiderohet si vrasje në tentativë.

Loading...