Ballina Bota SHBA sërish në alarm, një çantë e mbushur me bomba gjendet në...

SHBA sërish në alarm, një çantë e mbushur me bomba gjendet në një stacion treni (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Pesë bomba janë gjetur brenda një çante shpine pranë një stacioni treni në New Jersey. Pas alarmit të dhënë nga dy persona, në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e FBI dhe ekspertët duke bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të tyre.

Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar. Stacioni nuk është larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Newark, ndërsa mësohet se bombat nuk ishin të lidhura me ndonjë pajisje tjetër.

Natën mes të shtunës dhe të dielës, SHBA janë zhytur përsëri në makth pas shpërthimit të një bombe në Nju Jork, ku mbetën të plagosur të paktën 29 persona.

Ndërkaq, ditën e djeshme ka pasur dy sulme të tjera, një në një qendër tregtare në Minesota, ku një burrë ka plagosur me thikë tetë persona dhe ka vrarë një tjetër në Seaside Park; dhe një sulm tjetër në New Jersey, ku një mjet shpërthyes i improvizuar ka shpërthyer në një kazan plehrash, pa shkaktuar të lënduar.