Ballina Kultura SË SHPEJTI MBAHET SEMINARI I ALBANOLOGJISË NË TETOVË

SË SHPEJTI MBAHET SEMINARI I ALBANOLOGJISË NË TETOVË

Universiteti i Tetovës, më 30 shtator dhe 1 tetor të këtij viti, do të organizojë Seminarin X Ndërkombëtar të Albanologjisë. Seminari, sivjet do t`i zhvillojë punimet në katër sesione: të gjuhësisë, letërsisë, historisë dhe etnokulturës.

Sipas organizatorëve, në seminarin e këtij viti, pritet të marrin pjesë rreth 100 studiues nga hapësira shqiptare. Në temën boshte “Letërsia shqipe në shekullin XX”, do të referojnë emra të njohur të historiografisë shqiptare, studiues të mirëfilltë që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për gjuhën, letërsinë dhe historinë tonë kombëtare.

Seminari Ndërkombëtarë i Albanologjisë tani më është shndërruar në një institucion ku për çdo vit shpalosen të dhëna të reja për kulturën shqiptare.Debatet dhe mendimet që pritet të paraqiten gjatë punimeve të seminarit,  nxjerrin në dritë vlera të rëndësishme dhe me peshë shkencore. Seminari i Albanologjisë ka qenë dhe do të mbetet në vazhdimësi në shërbim të këtij qëllimi me porosi të mëdha humane dhe civilizuese.

Loading...