Ballina Sport Rënditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret në renditje, Kosova ngjit 22 vende njëherësh

Rënditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret në renditje, Kosova ngjit 22 vende njëherësh

Është publikuar sot renditja mujore e FIFA-­s për kombëtaret dhe Shqipëria ka humbur 3 vende, duke rrëshqitur në vendin e 40-­të të saj. Në fakt, mund të ishim më lart, por natyrisht ka ndikuar për keq edhe humbja në tavolinë e miqësores kundër Luksemburgut (Ergys Kaçe nuk duhej të aktivizohej, pasi ishte i pezulluar), që ka bërë të rishiten pikët e Shqipërisë në renditje. Ndërkaq, Kosova hedh një hap historik, sepse në dy ndeshjet e para zyrtare ka fituar miqësoren kundër Ishujve Faroe dhe ka barazuar kualifikuesen ndaj Finlandës. Këto rezultate e kanë ngjitur menjëherë Kosovvën në vendin e 168-­të në renditje, duke ngjitur 22 vende, por nuk duhet harruar se numri i paktë i ndeshjeve e mban Kosovën aq poshtë në renditje, duke qenë se sapo ka hyrë në FIFA dhe pas pak muajsh, nëse merr edhe ndonjë fitore në kualifikuese, do ta shohim shumë më lart në renditje. Për sa i takon kreut, Argjentina nuk lëviz, ndjekur nga Belgjika. Gjermania është ngjitur e treta, ndërsa vendi i katërt ndahet nga Kolumbia dhe Brazili, me “Seleçaon” që ka fituar 5 pozicione. Paksa anormale është kur sheh Uellsin që është ngjitur në vendin e dhjetë, duke lënë pas ekipe si Spanja e Italia.

tunizuaaaa-207x300

Loading...