Ballina Kronika Rasti “Puçi”, shtyhet gjyqi për më 1 nëntor

Rasti “Puçi”, shtyhet gjyqi për më 1 nëntor

SHPËRNDAJE

Gjykimi për rastin “Puçi”, ku të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev është anuluar, pasi njëri nga anëtarët e jurisë ka qenë i sëmurë. Prokurorja speciale, Katica Janeva ka reaguar në gjykatë lidhur me vendimin pse si dëshmitar i saj nuk është ftuar edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Gjykata arsyetohet se në këtë fazë nuk është e nevojshme që Gruevski të vijë dhe të dëshmoj.

“Seanca për rastin “Puçi” u anulua me fajin e gjykatës pasi njëri nga juria është sëmurë. Reagova për këtë vendim të gjykatës dhe reagova në vendimin që seanca të anulohet për më 1 nëntor pasi konsideroj se kjo lëndë është urgjente dhe konsideroj gjithashtu se duhet të bëhet në ndonjë datë më të afërt…04-54 Gjithashtu reagova në atë se dëshmitari im Nikolla Gruevski nuk është ftuar në seancën e sotme kryesore. Gjykata ka konsideruar se kjo nuk është e nevojshme të bëhet në këtë seancë kryesore”, deklaroi Prokurorja Speciale
Katica Janeva.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev akuzoi se gjykata kërkon pretekste që të anulohet seanca.

“Sot nuk kishte seancë, pasi dëshmitari kryesor, dëshmitari i vetëm në këtë rast, Nikolla Gruevski vendosi që mos të paraqitet apo i është thënë gjykatës që mos t’i dërgoj ftesë. Por, që të mbulohet mjaftueshëm, kinse është penguar njëri nga dy anëtarët e jurisë të jetë prezent, edhe pse ligji përcakton ndërrim të anëtarëve të jurisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në lëndën “Puçi” akuzohen kreu i LSDM-së, Verushevski dhe bashkëshortja e tij, një i punësuar në MPB dhe një tjetër në komunën e Strumicës. Zvonko Kostovski paraprakisht me marrëveshje u dënua me tre vite burg për rastin e njëjtë. Ekipi i Janevës rastin “Puçi” e mori vitin e kaluar.

Bojan Stojanovski