Ballina Jetë & Stil Raporti/ Rritet në masë përdorimi i kanabisit nga adoleshentët

Raporti/ Rritet në masë përdorimi i kanabisit nga adoleshentët

Përdorimi i cigares dhe alkoolit nga të rinjtë e moshave 15 dhe 16-vjeçe është duke rënë nëpër Evropë, por numri i atyre që po e përdorin kanabisin është duke u rritur.

Kështu ka bërë të ditur sot raporti i BE-së “Espad”, transmeton Express.

Raporti “Espad” për vitin 2015 përfshinë shumicën e vendeve të BE-së, por jo edhe Gjermaninë apo Britaninë e Madhe, ndërsa të dhënat për Spanjën janë të pakompletuara.

Në vitin 2015, duhanpirësit aktual përbënin për 21% të anketuarve, ndërsa totali më i lartë u shënua në Itali (37%).

Mes viteve 1995-2015, përqindja e personave që kanë përdorur alkool në 30 ditët e fundit ra nga 56% në 47%.

Përdoruesit më të mëdhenj të kanabisit, sipas këtij studimi, janë çekët (37%).

Ndërsa në ShBA  31%.

Mesatarja e përdorimit të kanabisit në vendet evropiane e anketuar doli të jetë 16%. Kjo mesatare është më e ulët se shifrat krahasuese për Spanjën (27%).

Loading...