Ballina Jetë & Stil VIDEO/ Gazetarja del me hashash në televizion, Policia i sekuestron bimën

VIDEO/ Gazetarja del me hashash në televizion, Policia i sekuestron bimën

SHPËRNDAJE

Gazetarja Eni Vasili e hapi ndryshe emisionin e saj të mbrëmjes “Studio e hapur” në News 24. Ajo u shfaq në nisje të emisionit me një bimë kanabisi në duar, për të treguar se pikërisht për të flet sot politika e policia, për të punësohen njerëz dhe korren fitime marramendëse.

Por me të mbaruar emisioni, oficerë të antidrogës kanë shkuar në ambientet e televizionit “Neës24” për të sekuestruar bimën e kanabisit që drejtuesja e emisionit, Eni Vasili.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë bërë sekuestrimin e degës së hashashit.

Gazetarja Eni Vasili u detyrua të firmosë një procesverbal për dorëzimin e bimës së hashashit dhe të tregojë sesi i ra në duar.

Vetë gazetarja ka deklaruar se e priste ardhjen e policisë dhe se kishte vendosur ta asgjësonte vetëm bimën.