Ballina Kuriozitete Populli që jetoi 700 vjet pa luftë dhe armë

Populli që jetoi 700 vjet pa luftë dhe armë

Shumë besojnë se ideja e një shoqërie utopiane (model që përshkruan një gjendje ku çdo gjë është e përsosur) është një fantazi.

Por duket se dikur ka ekzistuar një grup i lashtë i njerëzve të cilët ishin në gjendje që të përmbushnin ëndrrën e të jetuarit pa konflikte ose rregulla.

Mbetjet e Civilizimit Indus, i cili lulëzoi nga viti 2600 deri më 1900 PK, nuk shfaqin shenja të armëve dhe luftës, transmeton Gazeta Express. Kjo thuhet sipas Andrew Robinson, autori i “Indusët: Civilizimet e Humbura”, i cili ka shkruar një shkrim në New Scientist.

Perandoria Induse shtrihej përgjatë Lumit Indus nga Deti Arabik për në Ganges, që sot njihet si Pakistan, Indi veri-perëndimore dhe Afganistan lindor. Si popujt e tjerë, indusët mund ta kenë përbërë 10% të popullsisë së botës. Ata ishin të harruar deri më 1920, por që nga atëherë, një mori hulumtimesh kanë zbuluar kulturën e sofistikuar urbane të tyre. Deri më tani, më shumë se njëmijë mbetje të këtij populli janë gjetur në Pakistan dhe Indi veri-perëndimore. Përderisa shumë mbetje të këtij populli janë gjetur, arkeologët thonë se asnjë copë e armëve ushtarake nuk është zbuluar. Sipas kësaj logjike, hulumtuesit mendojnë se ky popull jetoi 700 vjet në paqe të plotë, pa nevojën e armëve dhe luftrave.

screen-shot-2016-09-17-at-21-33-45

Loading...