Ballina Lajme PDSH: LIGJI PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE DISKRIMINUES. BDI KËRKON MODIFIKIMIN E LIGJIT

PDSH: LIGJI PËR PUNËSIMIN E STUDENTËVE DISKRIMINUES. BDI KËRKON MODIFIKIMIN E LIGJIT

SHPËRNDAJE

Propozim ligji i Qeverisë për punësimin e 100 studentëve më të mirë nga 5 universitetet më të suksesshme në vend, përveç se kundërshtohet ashpër nga deputetët e LSDM-së dhe PDSH-së, ai has në vërejtje edhe nga vetë deputetët e BDI-së, ku deputetja Shpresa Hadri, kërkon të bëhen modifikime me qëllim që të mos diskriminohen studentët shqiptarë, raporton SHENJA.

“Ky propozim ligj në këtë formë, lë hapësirë që eventualisht të cenohet respektimi i përfaqësimit të drejtë dhe barabartë të të gjitha etnive në punësimin në sektorin publik. Sepse vetë propozim ligji në nenin 3 në paragrafin e tretë thotë që administrata publike hap konkurs në pajtim me metodologjinë për planifikimin e punësimeve në pajtim me paragrafin tre të ligjit për të punësuarit në sektorit publik i cili parasheh domosdoshmëri të miratimit të planit vjetor për punësim nga ana e pjesëtarit të qeverisë i angazhuar për implementimin e MO-së”, tha Shpresa Hadri, BDI.

Sipas deputetes Hadri ky propozim ligj, vendos peshore jo të barabartë edhe në mes të universiteteve. Por sipas deputetit Berkim Fazliu nga PDSH, ky propozim ligj nuk përmirësohet dhe duhet të tërhiqet sepse i diskriminon studentët shqiptar. Ndërsa edhe vetë deputetja Shpresa Hadri nga BDI pranon se ndërhyrjen dëshiron ta bëjë për shkak të mosdiskriminimit.

“Kjo qeveri me këtë propozim ligj, jo që i diskriminon vetëm studentët shqiptar, por i diskriminon në përgjithësi shqiptarët, duke propozuar në nenin katër që studentët që do të punësohen ta njohin gjuhën maqedonase dhe gjuhët tjera t[ë botës por jo edhe gjuhën shqipe. Kjo është fatkeqësi që u ndodh shqiptarëve nga ana e partisë tuaj, sepse propozimet vijnë nga qeveria kiu bënë pjesë BDI-ja. Zonja hadri pse ju përkrahët në komision këtë ligj që është skandaloz”, deklaroi Bekim Fazliu, PDSH.

“Intervenimet që dua ti bëjë janë mu në këtë cilësi dhe në përputhshmëri me vërejtjet e juaja.”, ka replikuar Shpresa Hadri..

Debat i ashpër për propozim ligjin për punësimin e 100 studentëve më të mirë, është zhvilluar edhe tek deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase. Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva ka nënvizuar vërejtjet me kriteret për punësim të cilat i vendos qeveria,  sipas së cilës, me këto kritere edhe Anshtajni do të mbetej pa punë. Por nga VMRO-DPMNE deputeti Andon Çibishev tha se rangimi është bërë sipas kritereve botërore.

Mefail Ismaili /SHENJA/