Ballina Kronika Parandalohet krimi në familje, prangoset 49-vjeçari i armatosur (VIDEO)

Parandalohet krimi në familje, prangoset 49-vjeçari i armatosur (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një 49-vjeçar është prangosur nga policia në Surrel, duke parandaluar një tragjedi të mundshme familjare.

Mësohet se specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Sali Hasmetën. Arrestimi i tij bërë pas një telefonate në sallën operative që jepte të dhëna për një konflikt në familje.

“Ky shtetas u ndalua pas një telefonate të marrë tek salla operative për konflikt në familje. Menjëherë forcat e policisë, shkuan në banesë në Surrel dhe bën të mundur arrestimin e shtetasit te sipërshënuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e Sali Hasmetës u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 me një krehër me 30 fishek, një pistoletë e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishek, si dhe një qese e mbushur me 211 fishek të kalibrave të ndryshëm. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “dhunë në familje”.