Ballina Lajme Rajoni “Omnix Albania” tërhiqet nga investimet në Shqipëri

“Omnix Albania” tërhiqet nga investimet në Shqipëri

Pas dhunës ndaj biznesmenit Faadih Mitri
“Omnix Albania” terhiqet nga çdo investim ne Shqiperi. Ky vendim eshte bere i ditur nga vete kompania pas aktit te rende te dhunes ndaj biznesmenit Libanezo -Amerikan Faadih Mitri. Omnix Albania kishte planifikuar ndertimin e nje resorti turistik ne Gjirin e Lalzit, por pas dhunes se ushtruar nga disa persona 10 dite me pare ndaj biznesmenit perfaqesues te saj, kjo kompani tashme ka hequr dore nga cdo investim apo bashkepunim ne vendin tone. “Ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit- thuhet ne nje deklarate te shperndare per mediat nga kjo kompani. Sipas saj, ky projekt gjigant synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe t’i jepte Shqipërisë pamjen e një destinacioni turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan. Omnix Albania falenderon qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së biznesmenit Fadi Mitri si dhe gjithe miqte per mbeshtetjen ndaj tij.

Loading...