Ballina Bota Obama në OKB: Rusia po përpiqet të fitojë lavdinë e humbur me...

Obama në OKB: Rusia po përpiqet të fitojë lavdinë e humbur me anë të forcës

SHPËRNDAJE

“Rusia po përpiqet që të fitojë lavdinë e humbur  me anë të forcës”, tha Barack Obama në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar. “Jo burrave të fortë dhe modeleve të shoqërisë të drejtuar nga lart. Demokracia është detyra që duhet përmbushur. Është rruga drejt demokracisë së vërtetë dhe më e mirë se autoritarizmi”.  Në lidhje me emigrantët ai shtoi: -“ Duhet të bëjmë më shumë për refugjatët. Duhet të hapim zemrat tona për të mbledhur refugjatë në shtëpitë tona dhe duhet të refuzojmë çdo lloj forme racizmi, fundamentalizmi dhe idesh superioriteti  ndaj të të gjitha kulturave”.

Barack Obama më pas u kthye që tu bëjë presion udhëheqësve globalë për ratifikimin e marrëveshjes së Parisit mbi klimën: nënshkruar dhjetorin e kaluar në kryeqytetin francez, por që ende nuk ka hyrë në fuqi. “Nëse nuk veprojmë më kurajë, do të paguajmë pasojat si emigrimi masiv, qytete të zhytura nën ujë dhe dëshpërim. Duket të ketë një sens urgjence për të sjellë në fuqi marrëveshjen dhe të ndihmohen vendet e varfra dhe të shmangen format destruktive të energjisë ”, tha Obama.  Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e rritjes së temperaturës për 1.5-2 gradë.