Ballina Lajme Neymar këngëtar! (VIDEO)

Neymar këngëtar! (VIDEO)

Neymar prezantohet si këngëtar me temën “Yo necesito” dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Nuk dihet nëse kjo është një shaka e futbollisti apo 24-vjeçari ka vendosur të ndërmarrë vërtet karrierën në fushën e muzikës, por ajo që duket qartë është se ai duhet të përmirësohet shumë nëse dëshiron që edhe në këtë aspekt të ketë të njëjtin sukses si në lojën e futbollit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Neymar publikoi një video teksa përpiqej të ekzekutonte disa nota muzikore në piano në praninë e një prej miqve të tij. Një video që vërteton edhe njëherë se ajo që di të bëjë më mirë sulmuesi i Barcelonës është të luajë futboll, pasi nuk është i prerë për të qenë këngëtar.

Objektivi i futbollistit të përfaqësueses braziliane është që të jetë bashkëpunëtor në një projekt muzikor që e ka marrë përsipër Instituti projekti Neymar, që ka si qëllim rritjen e dashurisë në familje dhe me të cilin kanë bashkëpunuar edhe personazhe të tjerë të njohur.

Loading...