Ballina Kronika Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Gazeta Shqip raporton se një 35-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë.

Viktima është shtetasja me inicialet A.Ç nga Paskuqani. Familjarët kanë akuzuar mjekët për vdekjen e tyre.

Nëna shtatzënë është paraqitur me një komplikacion rreth orës 21:00 të mbrëmjes së enjte. Familjarët deklarojnë se nëna nuk ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët.

Një i afërm ka deklaruar se janë drejtuar fillimisht në urgjencë, por sipas tyre ajo ishte e mbyllur. Urgjenca është hapur pas 20 minutash dhe vetëm pas 30 minutash ka dhënë ndihmën. “Spitali nuk kishte oksigjen dhe asgjë. Kirurgu është vonuar 2 orë”, tregojnë familjarët.

Loading...