Ballina Opinione NA SHPËTO NGA LUFTA ALBIN/ Nga REXHEP SHAHU

NA SHPËTO NGA LUFTA ALBIN/ Nga REXHEP SHAHU

SHPËRNDAJE
REXHEP SHAHU

Aman, Albin, na shpëto nga lufta.
Ti paske thanë në Tiranë që për 4-5 vjet do të ketë luftë për shqiptarët, luftë mes shqiptarëve e malazezëve, sikur ti e ke në xhep atë dreq lufte dhe vetëm e ndez si cigare kur të teket ty për duhan.
Të lutem, na shpëto prej luftës se jena ngi me luftë, kena vdekë boll.
Apo po don me thanë se kena vdekë pak.
Po ti Albin, a u pe kund me vdekjën në këtë luftën e fundit Albin, që nuk paska pas mbrri në Prishtinë, po thue ti, por veç në do katunde si Drenica, Llapi e ku po di tjetër. Se kur luftohet në qytete e fshatra të Kosovës nuk ia ndjen hiq Prishtinës. E ke nga poërvoja jote përsonale..
Ani, ani, nuk po ngatërrohemi me të kaluarën jo krenare për ty, për mua e për gjithë ne.
Tash na shpëto prej luftës pashë të madhin zot se nuk i dihet, të rrok edhe ty ndonjë koqe plumbi se nuk të marrin më serbët me të ruajtë në burg, edhe Demaqi është plakë e nuk të merr me ia bajtë çantën ku ruante lirinë tonë kombëtare e nuk të mban më me hatër.
E kam fjaëln na shpëto qysh sot prej luftës që ka me u ba pas 4-5 vjetësh, prej luftës që ke me e nisë ti me partizanët e tu. Pash zotin na shpëto, pot ë drejtohem si pronarit të luftës së ardhshme, si pronarit të vërtetë të luftës që ka me an farue krejt si popull e si komb.
Na shpëto prej lufte se nuk kemi mend me vdekë. Kemi vdekë boll. Fol me zotat e luftës, Albin, se ato ta kanë hatrin pashë të madhin zot.
Na po të bëjmë çfarë të duash ti o djalë, president të Kosovës, kryeministër të Shqipërisë së bashkuar pasi ta bashkosh ti që e ke në dorë bashkimin, po të bëjmë mbret nëse ti ke dëshirë, vetëm luftën ndale, atë luftën e ardhshme ndale, të lutëm, na shpëto prej saj mos e lejo të duket më në anët tona.
Na e dimë Albin se ti je dreqi vetë dhe i bën tana punët, i rregullon tana problemet me Amerikën e Rusinë e Kinën e Indinë, ndaj të lutemi, i madh e i vogël, na shpëto prej luftë së ardhshme. Po thonë se je pronar i luftës, e ke në dorë me e ndalë ose me e çue dikund tjetër psh, te armiqtë e shqiptarëve. Nëse don patjetër luftë ti Albin, shko e kalle luftën dikund tjetër. Jo për gjë, por si ti do të bëjmë të gjithë, nuk do të shkojmë në luftë dhe serbët do të na pushtojnë, name le të bëhet. Edhe në ardhtë lufta në Prishtinë a Tiranë na nuk do të shkojmë në luftë, prandaj ma mirë ndale qysh pa nisë lufta se ka me t’u koritë lufta që ken ë mend me e nisë, ka me të mbetë lufta pa luftëtarë, ke me mbetë në andërr dhe i vetëm trim në luftë…
Ti e ke ndreqë punën me tan shqiptarët ku janë e s’janë dhe vjen në Tiranë me u ba lajm.
Se ti e di mirë se në Tiranë ka shtirana boll që të shiten ty se e duan Kosovën, se janë gati me vdekë për të, por në fakt kur ishte koha për me luftue për Kosovën, as ty as atyre trimave të Tiranës e Shqipërisë nuk u ndezi pushka dhe e patën barutin të lagur.
Edhe ish marksistë leninistët, ish kuadrot e nalta të Partisë së Punës së Shqipërisë që bëjnë pare të madhe me parulla bashkimi kombëtar në diasporën shqiptare, që të konkurojnë për bashkim kombëtar me fjalë, ti e di se e kanë rrenë atë punë, rrenë që të kërbul me erë.
Ti bën mirë Albin që e flet bashkimin kombëtar që të mos harrohet si fjalë, por bashkimi bëhet e nuk përflitet, nuk bëhet llaf grash te kroi katundit si puna jote llaka-llaka-llaka, bashkim – bashkim, kur ti e din por nuk don ta dish se të majtët dhe mafiozët aktualë të pushtetit në Shqipëri e Kosovë, janë internacionalistë si puna jote dhe nuk e kan kombin prioritet paresor. Pse s’vdes në greva e protesta ti Albin me ithtarët e tu që ta detyrosh Edi Ramën e Hashim Thaçinj të bëjnë referrendume në dy vendet tona për bashkimin kombëtar. Apo tutesh se të shterret biznesi patriotic.
Ani se e teprova, të lutëm me më falë. Me më falë përnjimend.
Veç na shpëto prej lufte, e kujtdo qoftë ajo luftë, na shpëto. Jena në dorën tënde.
I madh e i vogel jemi në dorën tënde. Të gjallë e të vdekur jemi në dorën tënde.
Aman Albin, na shpëto prej lufte, veç edhe një herë na shpëto…