Ballina Lajme “Monstra”, familjarët: Prokuroria Speciale të përshpejtojë hetimet!

“Monstra”, familjarët: Prokuroria Speciale të përshpejtojë hetimet!

SHPËRNDAJE

Familjarët e të dënuarve për “Monstrën” kërkojnë nga Prokuroria Speciale të nis hetimet për të zbardhur në tërësi rastin. Bedri Ajdari i ka apeluar Katica Janevës që “Monstra” të jetë prioritet për të, pasi siç thotë familjarët e tij por dhe persona të tjerë po mbahen padrejtësisht nëpër burgje. Ajdari thotë se deri më tani Specialja nuk ka thirrur asnjë familjar për të dëshmuar.
“Informatat se rasti është në fazën para hetimore i morëm nga n mediat që ju ishit dhe pyetjet që i parashtruat një gjashtë mujorin që e kishte Prokuroria Speciale vetëm këtë i kemi nuk kemi ndonjë njoftim shtesë .Unë jam i gatshëm unë kamë dëshmuar dhe do të dëshmojë , para çdo organit që ka nevojë do të dëshmojë”, u shpreh familjari Bedri Ajdari.

Nga ana tjetër Prokuroria Speciale nuk jep detaje nëse ka filluar me hetimin e rastit “Monstra”. Të pyetur nga Alsat M, nga institucioni i Katica Janevës na dhanë përgjigje të përgjithshme mbi hetimet që ka iniciuar kjo prokurori, por duke mos precizuar nëse së paku ka hapur procedurë paraprake.

“Vazhdojmë të punojmë në të gjitha lëndët, duke proceduar me mekanizmat të cilat i posedojmë, përfshi edhe lëndën për të cilën jeni të interesuar. Mirëpo, nuk mundemi të ju sigurojmë detaje për veprimet të cilat i kemi marrë dhe do ti ndërmarrin në të ardhmen”, thanë nga Prokuroria Speciale Publike.

Ndonëse në mesin e materialeve të përgjuara, nuk janë publikuar biseda që ndërlidhen me rastin “Monstra”, prokurorja Speciale Katica Janeva konfirmoi se posedon materiale të cilat do t’i merr si bazë hetimi për rastin në fjalë. Kërkesën e Janevës e përkrahën edhe avokatët mbrojtës të rasteve“Monstra” dhe “Sopoti”.

Senat Zylbehari