Ballina Bota Mjekët: Clinton gëzon shëndet të plotë dhe është e aftë të drejtojë...

Mjekët: Clinton gëzon shëndet të plotë dhe është e aftë të drejtojë vendin

Pas diskutimeve të fundit në lidhje me shëndetin e kandidates demokrate për presidente ka ardhur edhe reagimi i mjekëve. Doktori i saj ka deklaruar se Hillary Clinton është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e aftë për të drejtuar vendin.

Në një deklaratë për bërë, mjeku ka theksuar se gjendja e Clinton po përmirësohet, pas diagnostikimit me pneumoni.

Stafi i kandidates demokrate bëri me dije se ajo do të nisë fushatën ditën e sotme. Më 11 shtator, gjatë ceremonisë përkujtimore në nder të 3 mijë viktimave nga rrëzimi i kullave në Amerikë, Clintonit i ra të fikët. Nuk dihet nëse shëndeti i saj do të ndikojë në zgjedhjet që do mbahen në SHBA, por rivali i saj Donald Trump ka deklaruar disa herë se Clinton nuk është në gjendje të drejtojë vendin.

Loading...