Ballina Kronika Media turke “thumbon” grekët. Jehonë vrasjes së këngëtarit, me foton e shqiptarit

Media turke “thumbon” grekët. Jehonë vrasjes së këngëtarit, me foton e shqiptarit

Ngjarjeve të dhunshme në rrugët e kryeqytetit grek, Athinë, në përvjetorin e tretë të vrasjes së muzikantit Pavlos Fyssas nga mbështetës të ekstremistëve të djathtë, “Agimi i Artë”, u ka bërë jehonë edhe media shtetërore turke, agjencia “Anadolu”.

Megjithatë, ajo që të vret syrin që në fillim është fotoja, me të cilën shoqërohet ky artikull i publikuar në faqen e agjencisë, në versionin anglisht.

Gazetari turk, Idyli Tsakiri ka përzgjedhur një prej shkrepjeve të fotoreporterit Ayhan Mehmet, që në fakt nuk korrespondon aspak me protestat në përkujtim të vrasjes së këngëtarit nga ekstremistët e djathtë, apo neonazistët siç konsiderohet “Agimi i Artë”, por ka të bëjë me protestën e familjarëve, të afërmve apo edhe shqiptarë emigrantë në Greqi, të indinjuar me moszbardhjen e vdekjes misterioze të 29-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Marnikollaj, brenda komsiariatit të policisë së Athinës.

Në foto shihet qartë portreti i Marnikollajt, si dhe shkrime në gjuhën shqipe që bëjnë thirrje për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve të krimit.

Loading...