Ballina Lajme Lideri i LR-PDSH propozon: Maqedonia të kthehet në një njësi zgjedhore (VIDEO)

Lideri i LR-PDSH propozon: Maqedonia të kthehet në një njësi zgjedhore (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Lideri i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela theksoi se debati në lidhje me njësitë zgjedhore dhe ndryshimin e Ligjit për zgjedhje që po zhvillohet në Parlament është i rrejshëm dhe në dëm të shqiptarëve. Sipas tij, e gjitha kjo po bëhet për të minimizuar votën e shqiptarëve. Ai propozon që Maqedonia të kthehet në një njësi zgjedhore, me anë të së cilës, ai thotë se do të merr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë.

“Hiqni votuesit fiktiv, dhe njerëz fiktiv këtu në Maqedoni nuk janë shqiptarët, por fiktiv janë votuesit të cilët i ka shfytëzuar VMRO-DPMNE-ja, dhe këto janë maqedonas. Kthejeni në një njësi zgjedhore Maqedoninë, në mënyrë që të marr fuqi vota e çdo qytetari të Maqedonisë, nga Tetova, Kumanova, Shkupi, Strumica, Manastiri dhe gjithandej, vota të ketë vlerën e njëjtë. Meqë po debatohet për ligjin për ndryshime në zgjedhje, kthejeni demokracinë dhe hiqeni totalitarizmin nga subjektet politike shqiptare dhe bëni listat e hapura zgjedhore“, u shpreh Ziadin Sela, Kryetar i LR-PDSH-së.