Ballina Kultura Libri LIBRI/ Lewinsky bënte seks me Bill Clinton, ndërsa ai fliste në telefon...

LIBRI/ Lewinsky bënte seks me Bill Clinton, ndërsa ai fliste në telefon me zyrtarë të lartë (telefonatat e seksit u përgjuan nga Rusia e Izraeli)

Nisi me një shtrëngim duarsh, më pas me flirtim, por përfundoi si historia e seksit që tronditi Zyrën Ovale në SHBA.

Bëhet fjalë për historinë me ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, për të cilin ka publikuar detaje ish-oficeri i Shërbimit Sekret, Gary Byrne, në një libër të publikuar, të cilit i referohet së fundi Daily Mail, në një raportim për këtë raport.

Ata u takuan në vitin 1997 dhe historia e tyre bëri bujë, teksa shumë foto, e dëshmi, nxorën në pah të vëtetën për lidhjen e tyre.

Në librin, “Kriza e karakterit”, thuhet se afera seksuale u kthye në një kërcënim për sigurinë kombëtare në SHBA, pasi telefonatat e seksit mes 22-vjeçares dhe 51-vjeçarit u përgjuan nga Britania, Izraeli dhe Rusia.

Telefonatat u përdorën nga Izraeli në një përpjekje për shantazh, duke i kërkuar Clinton që të lironte një amerikan që spiunonte për Izraelin.

Lewinsky nisi punë si sekretare për telefonatat në Shtëpinë e Bardhë, por ra në sy tërheqja e Clinton ndaj saj.

E kapur nga Shërbimi Sekret, ajo gjithmonë justifikohej: “Jam këtu për të përdorur banjon, më thanë të dërgoja diçka, jam këtu për të parë një mik”.

Shërbimi Sekret u kujdes që Lewinsky të transferohej në Pentagon, ku ajo u takua me Linda Tripp, të cilës i rrëfente historitë e seksit me Clinton.

Ajo i thoshte se kur bënin seks në telefon, Clinton nuk e pyeste kurrë se çfarë mbante veshur ajo, por gjithmonë përshkruante se çfarë kishte veshur ai ndërkohë që arrinte orgazmën.

Më tej shkruhet se Lewinsky i përshkruante ‘gojoret’ që i bënte presidentit, ndërkohë që ai fliste në telefon me ambasadorë dhe zyrtarë të lartë.

Në mars të vitit 1997, Clinton e thirri Lewinsky-n në zyrën e tij ovale dhe i rrëfeu se ky do ishte takimi i tyre i fundit seksual- seksi i tyre i fundit oral.

Atë kohë ai tha se kishte frikë se telefonatat e tyre të seksit ishin përgjuar. Dhe për këtë i jep porosi asaj që nëse e pyesin të thotë se ishin duke bërë shaka.

Loading...