Ballina Lajme Maqedoni LËVIZJA BESA – DOLLNEN: NXËNËSIT SHQIPTARË NË KUSHTE SHKOLLORE MESJETARE

LËVIZJA BESA – DOLLNEN: NXËNËSIT SHQIPTARË NË KUSHTE SHKOLLORE MESJETARE

SHPËRNDAJE

“Përderisa në shkollat e komunave të tjera bisedohet për bibliotekat dhe garat e nxënësve në fushat e ndryshme të diturisë, në Komunën e Dollnenit nxënësit shqiptarë përballen me probleme elementare”, kanë reaguar nga Lëvizja BESA, dega Dollnen.

Ata thonë se, vitin e kaluar, gjatë sezonit të dimrit, këta nxënës procesin arsimor e ndiqnin pa ngrohje, ndërsa për fat të keq edhe këtë vit shkollor e fillojnë pa dritë nëpër klasat dhe hapësirat e shkollës, ngase shkollat janë të shkyçura nga rrjeti elektrik.

“Nisur nga kjo, i ftojmë organet përgjegjëse të Komunës të merren me problemet e ardhmërisë, nxënësve nëpër shkollat shqipe dhe mjetet e dedikuara të mos harxhohen nëpër ahengje dhe tubime partiake. Po ashtu i bëjmë thirrje edhe ministrit të Arsimit që t’ia bëjë një vizitë këtij rajoni dhe të shohë se në çfarë kushte të mjerueshme mësojnë nxënësit shqiptarë. Këtu rikujtojmë se, në kohën që BESA do të jetë në pushtet, arsimi shqip do të jetë ndër detyrat parësore qeveritare”, thuhet në reagimin e BESËS.