Ballina Bota Analiza Kush është “filozofi i zi” pas Putin, dhe ideja për sulmin ndaj...

Kush është “filozofi i zi” pas Putin, dhe ideja për sulmin ndaj demokracisë amerikane?

Ka tension të madh mes SHBA dhe Rusisë. Në muajt e fundit tonet janë ngritur e ulur vazhdimisht mes dy superfuqive dhe natyrisht që arsyeja pse ndodh kjo, dihet.

Por një docent në Universitetin e Yale ka një teori të tijën përse ka tension mes dy vendeve dhe përse Putin po tenton të ndërhyjë ne zgjedhjet amerikane, qoftë duke mbështetur Trump, qoftë me anë të hakerave për të prishur votimet.

Profesori Thimothy Snyder mendon se e gjitha ka të bëjë me “filozofin e zi”, Ivan Ilyin.

Ilyin ishte një filozof i shekullit të shkuar që kishte si doktrinë Bashkimin Ushtarak të Rusisë.

Demokracia nuk hynte në pikëpamjet e tij dhe duket se është shembulli perfekt për Putin.

Profesori amerikan që ka studiuar lëvizjet dhe shijet e Putin thotë se “filozofi i zi” është ndër të preferuarit e presidentit rus.

“Në 2014 Putin i dhuroi tre libra guvernatorëve rajonalë në rusi: Filozofinë e Pabarazisë të Nikolaj Berdjaev, Justifikimi i të Mirave të Vladimir Solovev dhe Detyrat Tona të Ivan Ilyin.

Në librin e tij “Detyrat Tona”, Ilyin flet për pikëpamjet e tij konservatore, që duket se i pëlqejnë shumë Vladimir Putinit.

“Rusët kanë gjetur motive filozofike për të manipuluar zgjedhjet në SHBA. Siç thoshte shpesh Ilyin, demokracia është negative dhe duhet diskretituar. Atë po bën edhe Putin. Duke ndërhyrë në sistemet amerikane dëmton demokracinë dhe justifikon veten dhe mungesën e demokracisë në Rusi, siç u pa edhe në zgjedhjet e fundit”, thotë profesori Snyder.

Ai shkon edhe më tej duke thënë se edhe Trump mund ta ketë lexuar këtë libër.

“Nëse demokracia në SHBA nuk funksionon, Rusia do të shfaqet më e fortë në arenën ndërkombëtare dhe në sytë e botës”, shton profesori amerikan.

Loading...