Ballina Lajme Kosovë Kosovë, policia ndërhyn për dëbimin e banorëve. Një 12-vjeçare bie nga kati...

Kosovë, policia ndërhyn për dëbimin e banorëve. Një 12-vjeçare bie nga kati i dytë

Një vajzë e moshës rreth 12-vjeçare është hedhur nga banesa e saj në lagjen “Dardani”, aty ku gjatë mbrëmjes së të hënës, Policia e Kosovës ndërhyri për largimin e banorëve nga objekti i banimit.

Vajza me inicialet L.K. është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut gjendja e saj shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve, vajza që u hodh nga ballkoni i banesës është me sindromin “doën” dhe ishte e traumatizuar si pasojë e ndërhyrjes së policisë për largimin e banorëve nga apartamentet, ku thuhet se po qëndrojnë në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999.

Lajmin për hedhjen e vajzës së mitur e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20 e 45 minuta, një femër e mitur ka rënë nga banesat në lagjen ‘Dardania’. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sipas versionit të prokurorit të kësaj çështjeje, rënia e vajzës së mitur nga kati i dytë i një ndërtese në lagjen “Dardania” në kryeqytet ishte aksidentale. Për këtë arsye, ai nuk e ka autorizuar policinë që të hapë hetimet.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar për “Indeksonline” se, vajza e mitur i ka shpëtuar nga dora nënës së saj dhe ka rënë nga kati i dytë, duke marr lëndime trupore.

Mësohet se vajza ishte zgjatur për të parë banorët, të cilët po qëndronin jashtë duke protestuar për dëbimin nga banesat, në të cilat kanë jetuar prej 17 vitesh e që me vendim të Gjykatës Themelore duhet t’i lirojnë, sepse nuk janë nën pronësinë e tyre.

Loading...