Ballina Teknologji Kjo kamera ju lejon të ‘ktheheni pas në kohë’

Kjo kamera ju lejon të ‘ktheheni pas në kohë’

SHPËRNDAJE

Keni dashur ndonjëherë të ktheheni prapa në kohë vetëm për një moment, sa për të kapur një foto të diçkaje që ‘sapo kaloi’. Një kamera e re ju mundëson ta bëni këtë: të ktheheni prapa në kohë, për të kapur momente të bukura por që sapo kaluan dhe nuk mundët ti regjistroni.

E quajtur kamera Perfect Memory, e ndërtuar në New York nga General Streaming Systems, ajo është një pajisje me rezolucion 1080 megapiksel, ka përmasa të vogla dhe është e lehtë, që e bën atë të përshtatshme për tu mbajtur kollaj në xhep, percjell krokodili. Ja se si funksionon ajo: E pajisur me opsionin AutoEdit, kamera regjistron në mënyrë të vazhdueshme dhe kur ju klikoni mbi ekranin e saj me prekje, ajo ruan automatikisht pamjet e bëra 5 minuta më parë ose në një kohëzgjatje që ju e vendosni vetë.

Kjo i lejon njerëzit të ruajnë video dhe foto edhe të ngjarjeve të ndodhura para se ato të vendosnin për ta bërë këtë.