Ballina Bota Këto janë momentet e shpërthimit në Nju-Jork ku mbetën të plagosur 29...

Këto janë momentet e shpërthimit në Nju-Jork ku mbetën të plagosur 29 persona (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Mediat e huaja kanë publikuar një video të re, në të cilën është filmuar momenti i shpërthimit të fuqishëm në Nju-Jork. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit dhe panikun e qytetarëve të cilët vrapojnë të në rrugë të tmerruar.


“Chelsea” është ndër lagjet më të frekuentuara në Manhatan dhe lokalet e restorantet janë të tejmbushura me njerëz, gjatë fundjavës. Ndërsa policia ka gjetur një tjetër bombë e pashpërthyer në një tenxhere kuzhine në rrugën 27, një zonat më të frekuentuara në Manhatan.

Shpërthimi ka lënë pas 29 persona të plagosur, ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio u shpreh se nuk ka të bëjë me terrorizëm.