Ballina Kronika Kakavijë, sekuestrohen 21 kg kanabis, arrestohen 5 persona

Kakavijë, sekuestrohen 21 kg kanabis, arrestohen 5 persona

Policia e Kakavijës ka sekuestruar 21.1 kg kanabis në dy operacione të ndryshme gjatë mëngjesit të djeshëm, ndërsa janë arrestuar 5 persona.

Arrestimet e para u kryen në orët e para të mëngjesit në afërsi të Piramidës 28, ku punonjësit e policisë kufitare që kryenin patrullim  në vijën e  gjelbër konstatuan katër shtetas të cilët nxorën dy çanta  krahu nga automjeti tip “Wolsvagen”, me targa YXB 2403 ku dyshohej se ishin të mbushura me lëndë narkotike.

Menjëherë shërbimet e policisë  organizuan punën duke bërë të  mundur kapjen e këtyre shtetasve, ku  gjatë kontrollit në brendësi të dy çantave  rezultoi të kishte 21 kg lëndë e dyshuar Cannabis S sattiva. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Fatos Agaçi ,36 vjeç, banues në Suk 1,Fier.

Andrea Cjapi ,24 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.

Frederik Hyrija ,21 vjeç, banues në Suk 1 ,Fier.

Krenar Llanaj ,30 vjeç, banues në Cakran ,Fier.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim “.

Po në Kakavijë, nga Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit tip “Opel Astra”, me targa YMK 6696, me drejtues shtetasin Ernest Haxhiaj, u evidentua një pako e mbështjellë me qese plastike  në një çantë dore .

Policia menjëherë ka bërë  bllokimin e mjetit  duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Gjatë kontrollit u gjet 1 pako  e mbështjellë me qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, me peshë totale 100 gr.

Policia arrestoi 25-vjeçarin, banues në Tepelenë, si posedues të lëndës narkotike.

Ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Loading...