Ballina Shëndeti Ja kush e shkakton erën e keqe të gojës

Ja kush e shkakton erën e keqe të gojës

SHPËRNDAJE

Era e pakëndshme në gojë mund të krijojë shumë probleme. Për shkak të saj mund të vuani madje edhe problemet në jetën shoqërore dhe komunikimin në përgjithësi.

Dora në gojë nuk është zgjidhja, por të zbulosh cilët janë shkaktarët e erës së keqe.

Uji për shpëlarjen e gojës (koluktori)

Besojeni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, edhe pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri. Në të vërtetë ai herë-herë përmban alkool, ndërkaq alkooli than zgavrën e gojës, gjë që mund të shkaktojë erën e pakëndshme.

Hundët e zëna

Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e pështymës. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve, të cilat shpesh shkaktojnë erën e keqe.

Ëmbëlsirat

Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat.

Proteinat e tepërta, karbohidratet

Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.