Ballina Diaspora Itali, vëllezërit nga Saranda në krye të trafikut ndërkombëtar të drogës

Itali, vëllezërit nga Saranda në krye të trafikut ndërkombëtar të drogës

Pas 5 vite hetimesh dhe arrestimesh në periudha të ndryshme, “Guardia di Finanza” e Brescias, në veri të Italisë, mbylli operacionin ndërkombëtar antidrogë “Ring new”.

Në kuadrin e këtij operacioni janë arrestuar 99 persona gjithsej, shumë prej tyre shqiptarë dhe grekë; janë paditur 196 të tjerë; janë shpartalluar 5 organizata kriminale; janë sekuestruar gati 5 tonë lëndë të ndryshme narkotike; një pasuri me vlerë prej rreth një milion eurosh, si dhe 550 mijë euro “cash”.

Në qendër të rrjetit ka qenë një grup shtetasish shqiptarë, që vepronin në bashkëpunim me organizatat kriminale famëkeqe italiane “Sacra Corona Unita”, “Camorra” dhe “Ndrangheta”. Në krye, mesa duket kanë qenë vëllezërit Dhimitër dhe Xhevahir Poti, nga Saranda, të cilët nga maji i këtij viti ndodhen të mbyllur në burg, në Belgjikë.

Ngarkesat e heroinës dhe kokainës mbërrinin nga vendet amerikano-jugore me kamionë, bashkë me fruta e perime importi, ndërsa marijuana e kultivuar në Shqipëri transportohej më mjete lundruese nga Greqia në Puglia. Më pas ajo shpërndahej në pikat e krijuara në Napoli, Brescia dhe Romë, për të mbuluar tregjet e të gjithë vendit.

Loading...