Ballina Suplement Dossier Ishte një kohë kur Gjermania kishte tre ekipe kombëtare

Ishte një kohë kur Gjermania kishte tre ekipe kombëtare

SHPËRNDAJE

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ishte përjashtuar nga kompedicionet e sporteve deri rreth vitit 1950. DFB-ja nuk ishte një anëtare e plotë e FIFA-s, dhe asnjë nga tre shtetet gjermane Gjermania Perëndimore, Gjermania Lindore dhe Saarlanda – nuk u bashkuan në kualifikueset e Kupës së Botës 1950.

Saarlanda, e cila ishte nën kontrollin francez nga viti 1947 e deri në vitin 1956, nuk u bashkua me organizatat franceze, dhe u ndalua të merrte pjesë në ato gjermane. Saarlanda dërgoi skuadrën e vetë në Lojërat Olimpike 1952 dhe kualifikueset e Kupës së Botës 1954. Në vitin 1957, Saarlanda u pranua në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vitin 1949, u themelua Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore). Në vitin 1952, Deutscher Fußball-Verband der DDR u themelua dhe poashtu edhekombëtarja gjermano-lindore. Ajo ishte kombëtarja e vetme që mposhti fituesit e Kupës së Botës 1974 Gjermaninë Perëndimore në përballjen e vetme midis dy skuadrave. Gjermania Lindore fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 1976. Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, kompedicionet lindore të futbollit u riintegruan te DFB-ja.