Ballina Lajme Kosovë Hyjnë në fuqi rregullat e ashpra të trafikut, reagojnë qytetarët (VIDEO)

Hyjnë në fuqi rregullat e ashpra të trafikut, reagojnë qytetarët (VIDEO)

Aksidentet e shpeshta që kohëve të fundit morën shumë jetë njerëzish i kanë shtyrë zyrtarët që të vënë rregulla të reja të komunikacionit.

Nga e marta, shoferët që nuk respektojnë ligjin e ri të trafikut rrezikojnë të dënohen me gjoba shumë më të larta.

Ndryshimet në këtë ligj janë bërë në ato nene që u konsiderua se mosrespektimi i tyre shkaktoi aksidentet që në këtë vit, krahasuar me të kaluarin për periudhën e njëjtë, shënuan rritje, raporton KTV.

Rëndësi i është dhënë tejkalimit të shpejtësisë brenda zonës urbane, ku për tejkalim deri në 50 km në orë më shumë se që është e lejuar dënimi do të jetë deri në 900 euro.

Ligji parasheh edhe pikët negative, në bazë të të cilave shoferëve u pezullohet leja e vozitjes apo edhe anulohet në tërësi.

Përfaqësues të organizatave që monitorojnë këtë fushë thonë se kjo ka qenë mënyra e vetme për të edukuar qytetarët. E këta të fundit pajtohen pjesërisht me rregullat e reja./Express

Loading...