Ballina Bota Hillary rikthehet, demokratja: Pushimi më ndihmoi të reflektoj (VIDEO)

Hillary rikthehet, demokratja: Pushimi më ndihmoi të reflektoj (VIDEO)

Hillary Clinton

“Koha në shtëpi më ndihmoi për të reflektuar”, kjo ishte fjalia e Hillary Clinton, pasi iu rikthye fushatës me rekomandimin e mjekut se ajo është e aftë për ta përballuar dhe pse jo për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në ditën e pestë pas incidentit shëndetësor të 11 shtatorit , ish-Sekretarja e Shtetit siguroi se do të punojë për një botë më të mirë, që fëmijët të jetojnë në një botë të sigurtë. “Më jepni mundësinë të jem presidentja juaj”, tha Clinton nga mitingu i saj në Karolinën e Veriut.


Hillary Clinton premtoi se nuk di të bëjë “show” sikurse rivali i saj politik Donald Trump, duke përmendur pjesën e publikimit të raportit të tij shëndetësor tek “The dr Oz”.

Ndërsa nga ana tjetër, republikani Trump premtoi se do e kthejë ekonominë amerikane në ditët e arta të kohës së Bill Clinton. Miliarderi tha se do e rrisë ekonominë me 4% çdo vit.

Ndërkaq në më pak së 8 javë para ditës së zgjedhjeve, Donald Trump dhe Hillary Clinton vijojnë të jenë në një garë të ngushtë, pasi sikurse tregon sondazhi më i fundit i “ New York Times” dhe “CBS News” kandidatja demokrate, ka mbështetjen e 46 për qind të votuesve, ndërsa trump ka 44 për qind të votave.

Të dy kandidatët janë ndër më të vjetrit që kanë garuar ndonjëherë për Shtëpinë e Bardhë. Nëse president do të zgjidhej Donald Trumpi 70-vjeçar, atëherë ai do të ishte politikani më i moshuar që ulet në zyrën ovale.

Loading...