Ballina Opinione Hakmarrja hahet ‘e fohtë!

Hakmarrja hahet ‘e fohtë!

SHPËRNDAJE
Kimete Berisha
Kimete Berisha
Shqiptarët janë më të ‘zi’ sesa hebrenjtë kur vjen në pyetje hakmarrja…Sy për sy-dhëmbë për dhëmbë, shqiptarët nuk ta falin, e nuk ta harrojnë, as fjalën më të vogël.
Krejt jetët tona janë të nxira nga hakmarrje të vogla dhe të përditshme, sikur historia jonë.
Flasin për paqe, ama, nuk qetësohen pa t’u hakmarr! Dhe, ta kthejnë dyfish kur ti e pret më së paku!
Kur e kam dëgju’ Noizyn duke e fyer një vajzë me fjalët më të ulta që mund të përfytyrohen, isha mbetur e habitur se çfarë fati të zi duhet të ketë ajo femër që përpjeket me çiftin e tij, i cili flet për ish të dashurat me gjuhën më të ultë që mund të imagjinohet.
Përveç që e ofendoi në TV emision ish të dashurën e tij këngëtare, ai (për asnjë arsye të dukshme), nuk u ngi pa e fyer edhe të dashurin e saj Cozman, të cilin e quajti ‘gocë’!
Për ta bindur se nuk është ‘gocë’ sot ndodhi çka ndodhi…dhe Noizy u plagos.
Provokimet e vazhdueshme që t’i bën dikush të çojnë papritur në një rrugë të mbyllur.
Prandaj, kur na shajnë apo na ofendojnë, në kulmin e zemërimit dhe inatit, më mirë na bie të shtiremi kinse nuk dëgjuam, nuk pamë, të shtiremi sikur nuk dimë gjë.
Kur filozofi i urtë kishte hyrë në nevojtoren publike për të kryer nevojat e tij, dy djem të rinj ishin kacavarur në dërrasat e nevojtores dhe e kishin pëshurrë filozofin në kokë.
Pasi që del nga nevojtorja i bërë pis, një dëshmitar që e kishte parë ngjarjen nga afër e pyet filozofin e urtë. Ata të pëshurrën, ndërsa ti pate mundësi t’ua kthesh atyre, por u bëre sikur nuk ndodhi asgjë.
Filozofi i përgjigjet atij: Nëse do të bëja sikur ka ndodhur kjo që ndodhi, do t’më duhej të kacafytesha me ta dhe ku me ditë si do të përfundonte drama.
Duke u shtir se nuk ndodhi asgjë, unë iu shmanga një drame tragjike!
Këtë shembull të mençur dhe dhjetra të tjerë të këtillë, i lexon njeriu te libri ‘Mbi zemërimin’ të Senekës, që na mëson se ‘i vetmi ilaç për zemërimin është shtyrja e tij’!
Pra, zemërohu me vonesë dhe shtyje zemërimin për një ditë tjetër!
Përveç nëse ke vendosur të shkosh ‘deri në fund’
Çdo gjë e keqe që ndodh në këtë jetë vjen nga zemërimi!
P.S. Edhe peshku hakmerret. Hakmarrja është e vjetër sa shimpanza, elefanti dhe deveja, të cilat nuk e lënë pa u hakmarr. Shimpanzat janë hakmarrëse sa njeriu. Për shembull, nëse shimpanza A i ka ndihmuar shimpanzës B të mposht kundërshtarin e saj, përkatësisht shimpanzën C, atëherë shimpanza C qind për qind do ta ndihmoj kundërshtarin e shimpanzës A në përleshjet e radhës!