Ballina Suplement Ekonomi Greqia rrit eksportet në Shqipëri

Greqia rrit eksportet në Shqipëri

SHPËRNDAJE

Produktet greke zënë vendin e parë të importeve në Shqipëri. Lajmi është trasmetuar nga agjencia shtetërore greke, e cila i referohet raportit të zyrës së çështjeve financiare dhe tregtare të Ambasadës greke në Tiranë, e në orët në vazhdim ritransmetohet nga shumë portale e media vendase.

Sipas këtij raporti, është shënuar rritje e ndjeshme e eksporteve greke në Shqipëri dhe Greqia është një nga partnerët kryesorë të Shqipërisë.

Konkretisht, vendet me të cilat Shqipëria regjistroi rritje të importeve në korrik të 2016-s, në krahasim me një vit më parë, ishin: Greqia, me një rritje prej 18%; Kina, me një rritje prej 10.4%; si dhe Gjermania, me një rritje prej 1%.

Në të kundërtën, vendet me të cilat është regjistruar ulje e importeve janë Serbia, me 24.5%; Turqia, me 17.1%; si dhe Italia, me 6.9%.

Për të njëjtin muaj, vendet me të cilat Shqipëria ka regjistruar rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me korrikun e vitit 2015, janë Kina dhe Greqia, respektivisht me 36.6% dhe 23.9%, kurse shtetet me të cilat eksportet janë reduktuar janë Kosova, Malta dhe Gjermania.