Ballina Teknologji Google patenton një pajisje që injektohet në sy

Google patenton një pajisje që injektohet në sy

E radhës në “gjërat e tmerrshme që nuk do doja t’i bëja kurrë” është patenta që Google ka plotësuar për një pajisje elektrike rregulluese të shikimit e cila duhet të injektohet direkt në sy.

Pajisja, raporton Forbes, është projektuar për të ndihmuar në fokusimin e dritës në retinë, duke rezultuar në rregullimin e shikimit të dobët. Ajo do të përmbajë hapësirën e vet dhe lente dhe duket se pajisja do të fuqizohet pa kabllo me anë të një antene që mbledh energji. Me sa duket, nuk do të keni nevojë për antena të ngjitura jashtë syrit tuaj.

Google nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment. Edhe pse Google ka marrë patentën, kjo nuk garanton që do të shohim këtë ide të marrë jetë së shpejti, shkruan krokodili. Ndoshta se shohim kurrë. Shumë patenta merren nga firmat e teknologjisë por nuk e shohin kurrë dritën e ditës. Kjo është një prej këtyre shumë patentave, dhe ne po mbajmë sytë hapur për të.

Loading...