Ballina Kuriozitete Gjyshi vdes 45 minuta pasi u vizitua nga yjet e Manchester United

Gjyshi vdes 45 minuta pasi u vizitua nga yjet e Manchester United

SHPËRNDAJE

Gjyshi i 13 nipërve dhe mbesave u vizitua në shtratin e vdekjes nga katër lojtarë të njohur të Manchester United dhe familjarët e tij janë të bindur se kjo dëshirë e plotësuar e lejoi atë të ikë në paqe.

gjyshi1

 

Superfan i ‘djajve të kuq’, Paddy Lawler, 73, vjeç vdiq vetëm 45 minuta pasi lojtarët Marcus Rashford, Jesse Lingard, Ashley Young dhe Timothy Fosu-Mensah u larguan nga shtëpia e tij. Yjet e futbollit mbërritën në shtëpinë e 73-vjeçarit në Wythenshaw, Manchester, pasi iu përgjigjën apelit të rrjetet sociale të mbesës së tij.

gjyshi2

 

Kayleigh Lawler kishte shkruar në Facebook se gjyshi i saj ishte një fans shumë i madh i Manchester United dhe se ajo do të ishte shumë e lumtur nëse do të mund të plotësonte dëshirën e tij të fundit.