Ballina Kronika Gjinekologu që ka mashtruar gratë, i fekondonte me spermën e tij

Gjinekologu që ka mashtruar gratë, i fekondonte me spermën e tij

Gjinekologu Donald Cline ka mashtruar rreth 50 femra gjatë punës së tij. 77-vjeçari, që ka punuar në Indiana për shumë vjet rresht ka fekonduar spermën e tij tek nënat e reja, pa dijeninë e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mjeku ka pllenuar në të vërtetë spermën e tij shumë grave dhe tani ka 50 fëmijë. Mashtrimi i gjinekologut ka dalë në dritë në sajë të një njërës prej “vajzave” të doktorit.

Jacoba Ballard donte të dinte dhe ta gjente, se kush ishte babai i saj biologjik. Ajo nisi  hulumtime saj në internet për të zbuluar babanë e vërtetë.  Falë një faqeje amerikane në internet, që lidh fëmijët e lindur me anë të riprodhimit të asistuar ka qenë në gjendje për të gjetur tetë vëllezërit dhe motrat e saj.

Në mesin e tyre ishte Kristy Killion, e cila e drejtoi direkt tek gjinekologu / babai i tyre e cila kishte mësuar më shumë rreth lindjes së saj.

Dy vajzat i janë nënshtruar një ADN-je dhe zbuluan lidhjen e përbashkët me testet klinike. Analiza të mëtejshme kanë vërtetuar lidhjen gjenetike me Doug Cline, i biri i mjekut të klinikës. Djali e pyeti, dhe më pas babait i shpjegoi gjatë një takimi në prani të fëmijëve të tjerë të vërtetën.

Loading...