Ballina Kronika FOTOT/ Biznesmeni libanez largohet me barelë nga Shqipëria, pasi e rrahën në...

FOTOT/ Biznesmeni libanez largohet me barelë nga Shqipëria, pasi e rrahën në sy të familjes

SHPËRNDAJE

Biznesmeni libanez Fadi Mitri, i cili dy javë më parë u dhunua dhe u shantazhua që të tërhiqte investimet në Shqipëri është larguar nga vendi ynë ditën e sotme.

Ai është larguar me barelë nga Shqipëria me një avion privat.

Biznesmeni Fadi Mitri ende nuk është rikuperuar nga dhuna e ushtruar ndaj tij, nga persona ende të paidentifikuar.

Po ditën e sotme, kompania e tij zyrtarizoi largimin nga Shqipëria dhe ndërprerjen e ndërtimeve për një resort turistik në Gjirin e Lalzit, ne vleren e 450 milion dollareve.