Ballina Bota Fotografia polemike e Erdoganit, mbyll ambasadën e Gjermanisë në Ankara

Fotografia polemike e Erdoganit, mbyll ambasadën e Gjermanisë në Ankara

SHPËRNDAJE

Gjermania ka mbyllur përkohësisht ambasadën dhe konsullatat e saj në Turqi për shkaqe sigurie.

Agjencia e lajmeve DW njoftoi se qytetarët e Turqisë janë irrituar në masë të madhe për shkak se një revistë gjermane ka publikuar një fotografi të Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë, në formën e një diktatori. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka deklaruar se ambasada dhe zyrat e konsullatave do të jenë të mbyllura nga 12 deri më 16 shtator. Revista gjermane “Spiegle” në numrin e saj më të ri ka publikuar një fotografi të Erdoganit, presidentit të Turqisë, në formë të një diktatori dhe ky veprim ka shkaktuar zemërimin e madh të popullit turk.