Ballina Sport Europa League Europa League/ Sadiku “shokon” Villareal me një supergol. Komentatori: Hero i Euro...

Europa League/ Sadiku “shokon” Villareal me një supergol. Komentatori: Hero i Euro 2016

SHPËRNDAJE

Armando Sadikut i mjaftuan dy minuta për të shënuar golin e parë në Europa League. Sulmuesi i Kombëtares nuk harron “zakonin”, shënon edhe në Europa League, në transfertën që Zyrih po zhillon kundër Villareal. Bomberi kuqezi vërteton pse ekipi zviceran i vendosi një shifër “çmendur” për kartonin e tij.

Sadiku po kalon një moment magjik në karrierën e tij, pas sfidës kundër Maqedonisë, 10-tëshi i Kombëtares shënon edhe në turneun e dytë më të rëndësishëm në Evropë. Sadiku me Zyrihun e tij bën pjesë ne grupin L sëbashku me Villareal, Osmanlinspor dhe Steaua Bukuresht.

Duket se goli i tij ka lënë pa fjalë edhe komentatorin, i cili nuk ka nguruar ta quajë sulmuesin nga Elbasani: Hero të Euro 2016-ës.