Ballina Kronika Elbasan, turisti çek përplaset për vdekje nga një makinë

Elbasan, turisti çek përplaset për vdekje nga një makinë

SHPËRNDAJE

Një turist çek ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti automobilistik, në fshatin Papër, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se turisti çek Stanislav Pitrun, 69 vjeç, është përplasur nga një automjet tip “Benz”, teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, për nevoja personale. Automjeti mjeti tip “Benz”, me targa AA 771 JR, drejtohej nga shtetasi Ardit Perisnaka 23 vjeç nga Shalsi. Përplasja ka qenë fatale për 69-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Turisti çek Stanislav Pitrun ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz” minibus prej 21 vendesh, me targë AA 862 LB, nga Ohri për në Durrës. Turistët janë ndalur në Papër, për tu çlodhur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë ekspertë të policisë, të cilët po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

TURISTET QE KANE HUMBUR JETEN NE SHQIPERI

Në vitin 2001, tre studentë çekë Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova u zhdukën në mënyrë misterioze në Dukagjin. Ne 1 qershor 2014, David Polack, humbi jetën në Dukagjin pasi makina e tij ra aksidentalisht në greminë. Viktima bashkë me dy persona te tjerë po shkonte për ne ujëvarën e Syrit te Kaltër, një nga zonat turistike në Komunën e Shalës. Ne 15 gusht 2014, turistja çeke Martina Mala mbeti e plagosur në një lokal të Velipojë, gjatë një festë që po zhvillohej atje. Në 8 maj 2015 një tjetër turist çek i shtohen listës së personave që humb jetën teksa bënte rafting në lumin Kir. Adama Baron 26 vjeç ishte së bashku me gruan kur u rrëmbye nga rrjedha e forte e lumit.