Ballina Kultura EKZISTENCIALIZMI ME TONE SURREALE NË PROZËN E PALUSHIT

EKZISTENCIALIZMI ME TONE SURREALE NË PROZËN E PALUSHIT

SHPËRNDAJE

Nga (Hamdi) Erjon Muça

(Romanet “Shtrati 13”, “Këpucët e Kaltrinës” dhe “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”)

Romani “Shtrati 13”, ndofta mund të mos e gjejë veten lirshëm tek lexuesi i masës, por që është po aq i fuqishëm dhe i domosdoshëm për letërsinë, aqsa janë pak romane të tjera, jo vetëm në hapësirën shqipfolëse.

Me autorin Petrit Palushi ka disa vite që njihem; vetëm si autor, se si njeri këtë verë e njoha. Me të u njoha fillimisht me romanin “Njeriu që kujdesj për varrin e vet” (2007) dhe më pas,  me një ritëm të shfrenuar lexova romanet “Shtrati 13” (2016) dhe “Këpucët e Kaltrinës” (2013). Me anë të këtyre tre librave dua të bëj një zbërthim të udhëgjetjes së këtij autori; e di që nuk mjaftojnë këta libra, sepse për të pasur  një tablo më të plotë do të duhej të kisha lexuar edhe romanet “Përroi i Andrës”, “Tri motra në një qytet” dhe “Artemisa e Mëkatit”. E megjithatë besoj se mund t’ia dal edhe kështu, ngaqë si kronologji pune jam thuajse në rregull;  librat që unë kam në dorë i përkasin, njëri fillesave të krijimtarisë letrare të Petrit Palushit dhe dy të tjerët janë punët e fundit me të cilat ai është marrë.

1-Romani “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”

Romani “Njeriu që kujdesej për varrin e vet” ka një subjekt mjaft delikat dhe të “turbullt”; nëse nuk e merr librin me gjakftohtësi, bie pre e bindjes se subjekti është ngulitur mjaft thellë tek vdekja. Po nuk është kështu. Subjekti flet për jetën, merret me të, dhe me anë të vdekjes paraqet të gjitha trysnitë psikologjike, konceptet mbytëse dhe fobitë njerëzore që ia kushtëzojnë jetën atij. Vdekja na paraqitet vetëm si skenografi e këtij spektakli, por në skenë luhet drama e jetës. Ashtu si tek Portreti i Dorian Greit, ku autori ka nevojë për një tabllo fiktive që të na paraqesë portretin real njerëzor,  ashtu edhe tek ky roman vihemi përballë vdekjes për të vlerësuar më tepër jetën. Petrit Palushi sillet me lexuesin, si prestigjatori me publikun e tij, ai e huton atë, me lëvizjet e shpejta të dorës së djathtë, për t’i fshehur punën që po kryen e majta.

Romani është vendosur në një hapësirë të përcaktuar, por në një kohë që mund të ketë qenë, mund të jetë tani, ose do të vijë në të ardhmen; pra kufirin kohor e ka tejkaluar. Kurse atë hapësinor jo, pasi në të gjenden tradita, bestytnitë, dhe zakonet e shqiptarëve, që ndonëse në treva të ndryshme, veset i kanë të njëjta…

Romani, në përgjithësi është shkruar me një frymë të ndjeshme ekzistencialiste. Madje duke lexuar disa punime që janë shkruar për librat e Petrit Palushit, kuptoj, se ai thelbin e ekzistencializmit e ka të lindur dhe e gjen natyrshëm, pasi në ato punë asnjë nga shkruesit nuk ka vënë në plan të parë jetën, por vdekjen. Falë mjeshtrisë së tij, “kritikët” kanë rënë pre e skenografisë dhe jo të skenarit. Këtë frymë të dhunshme ekzistencialiste e vëren tek përdorimi mjaft i goditur që Petrit Palushi i bën bestytnive:Dheu i vorrit të Egzonit kish lëvizë…

Ose me anë të fjalive të shkurtra:

A po sheh me dritën e syve?

Fërkoi sytë me duar…

Apo me terrin e dritës?!

Fërkoi prap sytë me duar…

Nuk pa gjë…

Ka edhe plot fraza të tjera që shprehin me pak fjalë trysninë e rëndë psikologjike, me të cilën përballet lexuesi në këtë libër: – Për të mirë mbas këndej! Zoti të ruajt mendtë e kresë!

Po ka një pikë në këtë roman që trysnia bëhet edhe më shtypëse. Merita e autorit është tek përzgjedhja e emrit të personazhit, Egzon Drini, që të mund ta përdorë në shërbim të subjektit.

– Unë i lidh shumë gjëra edhe me emrin dhe mbiemrin, – vijoi ai.

Shpati po e shihte si  me dyshim.

– Ja, për shembull Egzoni, – foli prap Luli,- Egzon Drini.

Shpati po ia ngulte sytë gjithnjë e më tepër.

– Pra  Egzon Drini. E gzon Drini…

Kur thashë se i kemi veset e njëjta, përpos krahinës nga e cila vijmë, pikërisht për këtë e kisha fjalën; mua më digjen mustaqet dhe ti kërkon të ndezësh cigaren. Egzoni vdiq dhe njerëzit kërkojnë medoemos një arsye irracionale, për një akt  racional siç është vdekja…

Përpos të gjithë kësaj që thashë që është një vlerë e pamohueshme dhe e patundshme e këtij romani, ai ka edhe disa grisje të lehta në subjekt; të paktën mua kështu më  janë dukur ato luhatje të stilit në disa vende. Mund t’i kisha marrë edhe për një lloj eksperimenti ato luhatje, si bie fjala eksperimentimin që ka bërë Umberto Eco, te libri “L’isola del giorno prima” (Ishulli i një dite më parë), por nuk e gjeta të njëjtë. Në librin e vet, Eco e nis eksperimentimin dhe nuk i ndahet atij deri në fund të librit, duke e bërë librin gati të papërballueshëm; lexuesi shtypet shumë e më shumë në çdo fjali. Kurse Petrit Palushi duket që e bën padashur dhe mundohet t’i largohet menjëherë. Nga ai ekzistencializmi i thekshëm që ve përballë surrealizmin me realitetin në mënyrën më alkimike të mundshme, tek ky libër, Petrit Palushi bie pre, herë pas here, e një neoromantizmi nopran. Nuk i vë faj. Askush nuk është perfekt. Edhe pse Petrit Palushi, në kohën e socrealizmit shkretues nuk botoi asnjë rresht në prozë. Duhej të vinte viti 2004 që ai të botonte romanin e parë “Përroi i Andrrës”.

Ndokujt mund të mos i vijë mirë ekspliciteti im. Madje edhe mund të thotë: Sa kërkues që je? Pse nuk shkruan vetë në vartësi të kërkesave që ke për të tjerët?

E drejtë! Unë nuk do shkruaj kurrë as si Petrit Palushi dhe as si askush tjetër që merret me këtë zhanër letrar. Mua më pëlqen të rrëfej thjeshtë dhe të dëfrehem. Kjo lloj letërsie, së cilës Petrit Palushi i përket, më pëlqen, ia ndjej forcën, dhunshmërinë psikologjike, përplasjen e madhe të racionales me irracionalen që duhet të ketë autori brenda vetes,  por e ndjej se nuk do më jepte dëfrim nëse do t’i vihesha për t’a shkruar. E unë kur shkruaj dëfrehem. Do shkruaj deri ditën që do më japë kënaqësi personale.

Pra në përmbyllje për romanin “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”.

Përpos lodhjes së madhe, që mendoj se ky roman ka ushtruar në shpirtin e autorit Petrit Palushi

(Mos kujtoni se po vë notë apo po jap ndonjë vlerësim despotik, janë thjeshtë ndjesitë e mia),  ia ka arritur qëllimit të vet; ta vendosë njeriun përballë dilemave të veta jetësore dhe të na e sjellë ashtu siç është realisht, një qenie të brishtë dhe frikacake. Plot me defekte dhe aspak ashtu siç njeriu kërkon me forcë të tregohet… Surrealizmi këtë funksion ka; me anë të vizionit të vet të ndërlikuar, thjeshtëzon këndvështrimin tonë për realitetin. Nuk e quaj aspak humbje kohe, nocioni që m’u desh të merresha me këtë libër. Përkundrazi qe një eksperiencë mjaft frytëdhënëse për mua. E unë, në jetën time të shkurtër, libra që më kanë vjedhur kohën time të pakët, kam lexuar mjaftueshëm, aq sa kur i shoh në bibliotekë them: humbje kohe, një, dy, tre, katër…. Ka nga ata libra që pseudokritikët dhe pseudoanalistët i kanë cilësuar si libra që po bëjnë revolucion në letërsinë shqipe…

Libri i dytë që lexova nga shkrimtari Petrit Palushi është romani “Shtrati i 13”, por tani nuk do shkruaj për atë; unë po bëj sikur kam lexuar më parë romanin “Këpucët e Kaltrinës”, ndërsa ju bëni sikur nuk e dini që këtë roman e kam lexuar pas romanit “Shtrati i 13″…

2. Romani “Këpucët e Kaltrinës”

Petrit Palushi

Palushi

Kohë-hapsirë tek romani ” Këpucët e Klatrinës” nuk është tejkaluar, ai zhvillohet në kohë ekzakte dhe në hapësirë të pashpërngulshme. Që në fillim e kupton se ky roman është pjesë e ekzistencës personale të autorit. Janë disa lloje subjektesh që ndoshta kanë ngulur themele në jetën e autorit që në rini dhe presin vetëm një shkëndi që të ndizen; të çdo autori jo vetëm të shkrimtarit Petrit Palushi .

Bindja që Petrit Palushi, ekzistencializmin me tone surreale e ka të ngulitur në ADN e vet, vetëm pas leximit të këtij romani m’u përforcua, madje edhe ajo që unë nuk e quajta eksperiment romanin “Njeriu që kujdesej për varrin e vet”, pikërisht vetëm pas leximit të romanit “Këpucët e Kaltrinës”, m’u formësua në mendje.

Romani nis me një peizazh normal, përmbytje, por Petrit Palushi vetëm pas pak fjalive e vë realitetin përballë surreales. Pas mbushjes së liqenit jonatyral me sende të përdorimit njerëzor, si këpucë, libra, bidona të kauçuktë, dru të thatë: Të cilat, për së largu ngjanin si fantazma të lëshuara rrëmujshëm prej qiellit…

E në disa fjali më tej, shton dozën e surrealizmit të vet duke shkruar: “Edhe pse shiu, në krye të njëzetekatër orëve e ndërpreu si papritshëm rrjedhën e vet, dy lumejtë sillnin ujë paprajshëm sa kupa e liqenit po mbushej thuajse kulmas me ujë…”.

Sa e vrullshme është kjo fjali dhe sa surreale na e paraqet situatën; një liqen mbi të cilin uji krijon një kulm…

Nga kjo pikë e më pas në roman nis e shtohet trysnia psikologjike; panoramë surreale, pjellë e një realiteti të jetuar prej nesh dhe autorit. Liqen i mbushur me këpucë të vjetra, shumë këpucë, gati një pafundësi këpucësh; skenografi e denjë për më të arritshmen vepër të teatrit absurd… Njerëz që rendin sa nga një breg tek bregu tjetër i liqenit, për të mbledhur këpucë të vjetra; për të bërë këpucë të reja me to. Njerëz që i mbledhin, si të ishin Solomonë në miniaturë, që i shkëmbejnë, njerëz që rrezikojnë jetën nën ujrat e liqenit për të gjetur shojen munguese… Realitet surreal! Bunkerat realë, përbindsha të idiotësisë vetiake të një diktatori, të kthyera në përbindësha të idiotësisë kolektive dhe në mes tyre pirgje me vjetërsira, siç i quan autori, tapa…

Kur u përballa me skenën, në të cilën nxënësit gjejnë një grumbull me tapa te vjetra brenda një bunkeri, mendja më shkoi tek romani “Kështjella” i Kafkës, tek skena e bujtinës, me shërbyeset që flinin të stivuar si të ishin sende. Kurse tek “Këpucët e Kaltrinës” kemi sende, për më tepër të pavlera, që nisin dhe kushtëzojnë deri në sfilitje, jetën e njerëzve…

Në çantat e shkollës, tapat pranë librave. Tapat, gjetje surreale, për të përshkruar një realitet, të rëndomtë, varfërie dhe shtypje. Njerëzit i shkëmbejnë tapat, njerëzit jetojnë me psikozën e tapave; duket sikur personazhi kryesor përjeton një shterrim mendor gjatë kërkimeve për një tapë. Dashuria, ndjenja më sublime që njeriu ka mundësi të përjetojë në jetën e vet prej pluhuri, lidhet ngushtë pas pavlefshmërisë së një tape… Një qytezë e tërë, e varfër, ngërthyer nga një valle e çmendur tapash këpucësh të vjetra, e mes tyre, tapat për këpucët  e reja të Kaltrinës që nuk gjenden…

Trysnia psikologjike, në radhët e këtij romani, arrin majat, me ardhjen në skenë të personazhit Blerona.  Ky personazh është si ajo vala madhështore e lumit, që shkatërron gjithçka i del përpara. Ajo valë që del si nga hiçi, mbjell terror dhe po me atë shpejtësi largohet, për të lënë nga pas një qetësi të shurdhër, të frikshme; qetësi vdekje… Pas Bleronës, si mbyllje madhështore qendron ardhja e ministrit e bashkë me të, në skenën suerreale të librit shfaqet sindroma e Lei Fen-it; duket sikur surrealizmi i orëve që shkrihen, përplaset me realitetin e gozhdëmbledhësit, tapambledhësve. Koha nuk shkrin, ajo ka ndalur, e ngrirë…

Në fillim theksova që ky subjekt ka themele mjaft personale. E pikërisht tek ky intimitet kaq i prekshëm qendron edhe thembra e Akilit të këtij libri. Subjektet personale kanë mjaft lehtësi, por edhe kurthet e veta. Unë vetë personalisht e kam botuar një subjekt të tillë (” Besimi Komunist”), e pikërisht intimiteti i pamatë që unë kam me atë subjekt, më ka shtyrë që ta nxjerr në mënyrën më naive të mundshme.

Tek romani “Këpucët e Kaltrinës”, Petrit Palushi është përmbajtur mjaft, por në një pikë, dhimbja e tij shpirtërore, ka ndërhyrë në shtypjen psikologjike që po përjetonte personazhi i tij.

Të gjithë personazhet dalin nga shpirti i shkrimtarit, janë krijesat e tij, por në momentin që ata nisin dhe gjallojnë faqet e librit, marrin jetë dhe duhet që shkrimtari t’i lërë të jetojnë, pa ndërhyrje të mëvonshme. Nëse ata i lejon, jetojnë të plotë, nëse nis dhe i influencon përgjatë rrugës, duken si të cunguar, të frikësuar,  nuk lëvizin lirshëm përgjatë radhëve.

Pikërisht, sipas meje, ajo ndërhyrje e shpirtit të autorit, ia ka zbehur në disa vende forcën e madhe këtij libri. Dhimbjen e vet personale, duke menduar, se ndoshta duke ia shtuar dhimbjes së personazhit, do e ndihmonte atë, e ka cunguar disi këtë libër. Ky libër kishte tapat, mjaftonin ato, të kota, të shumta, në vendin dhe në momentin e duhur, e rreth tyre kishte varfërinë; pantallona si letër gazete. Më pas erdhi në skenë Blerona, e dhunshme, shtypëse, mbytëse; realiteti që na tregon se jemi; ne kensit që zbuluem hy’n, edhe aq ma tepër e ngatërruem ny’n…

Mosgjetia e tapave, për “Këpucët e Kaltrinës”, e dhunshme, shtypëse, le të ishte përfundimi i këtij libri. Ndonëse i hidhur, për mendimin tim, do të kish qenë mbyllja më perfekte e mundshme. Me të vërtetë, “shpresa vdes e fundit”, por kur njeriu jeton ama, kur je në kufijtë çnjerëzorë të mbijetesës, nuk ka shpresë, ka vetëm luftë për ekzistencë… Dilemës: “Me qenë a mos me qenë”, autori ka dashur t’i japë me forcë përgjigjen pozitive. Kjo e ka penguar disi librin të shprehë realitetin e vet, por ka nxjerë në pa shpirtin pozitivist të Petrit Palushit; njeriut të mirë i dhimbsen edhe qeniet fiktive…

3-Romani “Shtrati 13”

Petrit Palushi

Mbas këtyre përsiatjeve, mendoj se ka ardhur momenti i “Shtratit 13”, libër që sipas të gjitha gjasve duhet të kem qenë i unë i pari lexues, pas botimit.

Nëse për romanin ” Njeriu që kujdesj për varrin e vet” thashë se ka një subjekt të “turbullt”, “Shtrati 13” subjektin e ka adimensional, të lëvizshëm, aspak të parashikueshëm. Nocioni kohë-hapësirë është shkrirë në një, aq sa mund ta marrësh si hapësirë kohore ose kohë hapësinore. Gjthçka ka ndalur në kufijtë e të njohurës, e megjithatë gjithçka duket sikur lëviz rrëmujshëm, si një vorbull. Në fillim, pikërisht nga kjo shtrirje nocionesh, nuk e kupton sensin e lëvizjes së vorbullës, atë e ndien kur gjendesh brenda saj. Një vorbull që lexuesin e thith drejt qendrës, kurse personazhin jashtë saj. Subjekti është i ndërtuar në formën dhe mënyrën e dhomës së pasqyrave, ndaj, lexuesi, për asnjë moment nuk e ka të qartë që personazhi po largohet nga qendra thithëse e vorbullës, dhe ai mbetet i vetëm, nën shtypjen psikologjike të monologjeve. Dialogët janë mjaft të pakët, koha është e pakohë dhe gjithçka ndodh në brendësi të romanit, duket sikur po luhet në një nga skutat e shpirtit të lexuesit.

Në sfond shfaqet vdekja; pika më e errët e evolucionit njerëzor. E rëndë, mbuluese, gllabëruese; është normale që njerëzit, me të parë vdekjen ta harrojnë jetën. Jetën e njohin, e jetojnë, kurse vdekja është një pikëpyetje e madhe. Vdekja nënkupton errësirë e duke qenë se në errësirë asgjë nuk duket, njeriu nis e hamendëson, zmadhon, vlerëson mbi normalen diçka mjaft normale, që ka miliona vite që ripërsëritet…

Kjo është magjia e Petrit Palushit, unë e thashë edhe më lart. Na vendos në skenografi vdekjen dhe vetë nis dhe flet për jetën. Flet qetë, ëmbël, qartë, pa u ngutur, ndërsa lexuesi është i ngërthyer pas skenografisë, zëri i tij i vjen si përsëlargu, megjithëse ai është mjaft pranë. Lexuesit merren me vdekjen, ndërsa ai flet për jetën. Për të shkuarën, për momentin, monologon me kujtimet, por kurrë nuk i jep rëndësi asaj që shkoi, ajo i duhet vetëm për të lidhur fort pas jetës atë që është dhe që do vijë. Shfaq kujtimet fëmijërore, si në një film bardh e zi, risjell në skenë një shkëndi dashurore djaloshare, por edhe atë të zbehtë. Kjo vetëm e vetëm për të përforcuar magjinë skenografike të verdhë – vdekjes. “Shtrati 13” është kufiri i fundit i betejës së irracionale me racionalen që luhet në shpirtin njerëzor. Në këtë kufi gjithçka merr vlerë e në të njëjtën kohë humbet vlerë. Vetë fjala vlerë humbet kuptim në këtë pikë kalimi; duke përdorur nuancat e ndryshme të ngjyrës së verdhë, pikërisht këtë relativitet vlerash, sipas meje, do të tregojë.

Absurdi jetësor pikërisht pranë vdekjes merr kuptim. Marrin kuptim dëshirat e parealizueshme: fëmija që do të mësojë gjithçka që në ditën e parë të shkollës. Kjo është normale dhe aspak absurde. Ai qëndron nëse e analizojmë më thellë. Njeriu që kërkon të dijë gjithçka ndonëse i paevoluar. Njeriu që kërkon të shbirojë të fshehtat e vdekjes, ende pa njohur të fshehtat e jetës. Njeriu, që kërkon medoemos të hamendësojë atë që ndodhet mes errësirë, por që nuk sheh atë që fshihet mes burmit më të fuqishëm të dritës. Njeriu; dilemë mbi dilema, ngrehinë që merr formë mes nuancash maramendëse të të verdhës… Po të vërehet hollë, njeriu pyet çfarë ka pas vdekjes, por në të vërtetë e gërryen pyetja se çfarë do i ndodhë jetës. Me atë është i lidhur, ajo është e materieshme, ndërsa për momentin, vdekja, është e mjegullt… Në kufirin “Shtrati 13” njeriu kupton se e boshtë ka kaluar jeta, se sa pak kohë ka mbetur vetëm në formën e kujtimeve, në krahasim me shumicën e sekondave, minutave, orëve, ditëve, muajve dhe viteve të dënuara me harresë; vetëm një përqindje e papërfillshme. Ato i ka ruajtur si reliket më të çmuara, duke humbr tjetër kohë për t’i sjellë e risjellë në mëndje; kohë për të risjellë në mendje tjetër kohë, zhytur në një hapësirë të ikur. Kohë që është mbivlerësuar, në krahasim me çdo lloj kohe që ai ka përdorur…

Tek “Shtrati 13”, Petrit Palushi e ka gjetur Agshtegun e vet. Pas shumë mundimeve të mëparshme, ka arritur të gradojë si duhet kufirin e përballjes së irracionales me racionalen, e ato qendrojnë pezull duke shtyrë dhe tërhequr njëra-tjetrën reciprokisht; aq natyrshëm sa kur e lexon, kushdo mund të mendojë se mund t’ia arrijë të shkruajë diçka kaq psikologjikisht shterruese. Pikërisht ky natyralitet rrëfimi e shtyn lexuesin të kapet pas argumentit vdekje dhe jo argumentit, jetë = mkohë – hapësirë…

Nuk e di nëse Petrit Palushi ka kryer një revolucion në letërsi me romanin “Shtrati  13”. E as nuk ngul këmbë nëse teza ime është e drejtë apo e jo. Një gjë ama e di me bindje. “Shtrati 13” është një roman adimensional, si ajri, i plotë dhe vlefshëm, për këdo që nuk lexon tregimin, por tekstin; me vëmëndje. Një roman që ndofta mund të mos e gjejë veten lirshëm tek lexuesi i masës, por që është po aq i fuqishëm dhe i domosdoshëm për letërsinë, aqsa janë pak romane të tjera, jo vetëm në hapësirën shqipfolëse.

Shtator 2016