Ballina Suplement Dossier E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit

E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit

SHPËRNDAJE

Të gjithë pranuan faktin se Adolf Hitler u vetvra të hënën e 30 prillit 1945 duke u vetgoditur e helmuar me Cianid. Këto dy metoda të vetvrasjes dhe rrethana të tjera bënë që të dyshohej e të flitej se Adolf Hitleri mund të ketë mbijetuar në fund të Luftës së dytë Botërore nëpërmjet spekulimeve rreth tij.

KGB/FSB Ruse konfirmoi pranimin e gjërë të versionit të shkruar nga Hugh Trevor-Roper në librin e tij “The last days of Hitler” (Ditët e fundit të Hitlerit) publikuar më 1947. Arkivat Ruse sidoqoftë nxorrën në dritë ç’ka mund ti ketë ndodhur viktimës së tij.

 

Vetëvrasje

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë,ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët, si atë lindore dhe atë perëndimore. Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë. Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën. Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje. Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

 

Hitleri arriti që të merrte disa kapsula cianidi nëpërmjet SS.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje. Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula. Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin. Në mesnatën e 20 prillit Hitleri u martua me Eva Brawn me një ceremoni të vogël civile. Antony Beevor tregon se pas një gostie modeste me gruan e tij Hitleri thirri sekretaren Trandl Junge në një dhomë tjetër ku shprehu dëshirën e fundit si dhe nënshkroi testamentin. Ai e firmosi këtë dokument në orën 4:00 e u tërhoq në shtrat (disa besonin se ai e firmosi testamentin direkt pas martesës, por shumica bësojnë në versionin e parë). Hitleri dhe Brawn jetuan bashkë si burrë e grua në bunker më pak se 400 orë. Vonë, në mëngjesin e 30 prillit kur sovjetikët ishin vendosur vetëm 500 metra larg bunkerit,Hitleri pati një takim me gjeneralin Helmuth Weidling, komandant i mbrojtjes i cili informoi Hitlerin se garnizoni i Berlinit mund të thyhej atë natë. Në këto rrethana Weidling i kërkoi Hitlerit një kërkesë që të tërhiqej,një kërkesë kjo që kish rezultuar e pasuksesshme kohë më parë.Hitleri nuk i ktheu përgjigje në ato momente,kështu që Weidling u kthye në lagjen e tij në Bendlerblack kur rreth orës 13:00 ai mori lejen e Hitlerit për armëpushim.Hitleri bashkë me dy sekretaret dhe shefin e tij personal hëngrën drekë me bazë spaghetti,më pas ai dhe Eva i dhanë lamtumirën pjestarëve të Fuhrerbunker, shokëve të punës, përfshirë këtu familjen Goebbels, Barman, sekretarëve si dhe disa oficerëve të ushtrisë.Rreth orës 14:30 Adolfi dhe Eva shkuan në zyrën personale të tij. Më vonë u raportua se u dëgjuan disa të shtëna rreth orës 15:30 (djali i vogël i Goebbels kish deklaruar se ai dëgjoi një zhurmë që ngjante me atë të një bombe ose “Adircthit” – gjuajtje me një të shtënë). Pas disa minutash shërbëtori Heiz Linge bashkë me Barman hapën derën e studios.Më pas Linge vuri re një erë në formën e cianidit.Bashkëshortët qëndronin të ulur në një divan të vogël. Eva ndodhej në të majtë kurse Hitleri në të djathtë. Hitleri dukej qartë se i kish gjuajtur vetes në të djathtë të kokës me një pistoletë të tipit Walther PPK 7.65mm e cila qëndronte në këmbët e tij. Nga koka e Adolfit rridhte gjak prej të cilit ishte krijuar një pellg i madh në të djathtë të divanit si dhe në dysheme.Eva nuk kishte asnjë shenjë gjuajtjeje,kështuqë Linge dyshoi se ajo kishte helmuar veten. Disa dëshmitarë treguan se trupat e tyre u nxorrën në sipërfaqe nëpërmjet disa tuneleve sekrete të bunkerit dhe në kopshtin pranë Kancelarisë ata u lyen me benzinë dhe u dogjën nga Linge dhe pjestarë të tjerë të personelit të SS. Më vonë Linge dhe rojet e SS vunë re se trupat e tyre nuk u dogjën plotësisht si pasojë e predhave sovjetike që po qëllonin mbi bunker. Dhe pse ato u përpoqën që ti kremonin trupat e tyre nuk arritën plotësisht. Më vonë ajo që mbeti nga to u mbulua nga një shpërthim i madh bombe mbas orës 18:00.

 

Hitleri u arratis në Argjentinë, vdiq në Brazil?

Për Hitlerin ekzistojnë mjaft teori ‘të mbijetesës së tij’. Njëra thotë që jetoi nën identitet tjetër në Berlin, deri në vitet 1970, një tjetër se u strehua në fshatrat malore të Zvicrës, deri në vdekje, ndërsa ‘më e besueshmja’ mbetet teori e Argjentinës. Sipas kësaj teorie, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, para se Berlini të binte në duart e sovjetikëve dhe trupave aleate, Hitleri së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë morën një nëndetëse dhe udhëtuan drejt Argjentinës dhe më 29 prill të 1945, pas dy javë e gjysmë udhëtim, zbarkoi në brigjet amerikano-jugore. Si për ta bërë akoma më të besueshme këtë së fundmi mbërrin edhe publikimi i disa dokumenteve sekrete nga ana e FBI-së, ku citohet një dëshmitar. Dosja i përket Edgar Hoover, në atë kohë kreu i FBI-së, i cili i merrte mjaft seriozisht raportimet për mbijetesën e Hitlerit. Dëshmitari, një banor i Andeve Jugore në Argjentinë, thotë se si kishte ndihmuar një grup prej 50 gjermanësh të zbarkonin nga një nëndetëse. Ai thotë se ‘kryenazisti (referuar Hitlerit) kishte hequr mustaqet dhe vuante nga astma dhe ulçra’. Me shpresën se do të siguronte azil në Shtetet e Bashkuara, banori argjentinas informoi autoritetet amerikane mbi vendndodhjen e grupit të gjermanëve. Ai përshkruan rrugën që ndoqën pasi zbarkuan nga nëndetësja. “Morën kuaj dhe nisën udhëtimin drejt fshatrave gjermanisht-folëse në jug të Andeve, për t’u strehuar në popullsinë vendase”, thotë dëshmitari, cituar në dokumentet e FBI-së. Sipas informatorit, Hitleri ruhej vazhdimisht nga një grup prej më shumë se 50 persona të armatosur rëndë dhe lëvizte shpesh, nga njëra zonë në tjetrën dhe paralajmëron se cdo operacion për arrestimin e tij do të ishte “me viktima”. Publikimi i këtyre dokumenteve mbërrin një javë pas publikimit të një fotoje nga një fotoje nga një hulumtues i nazizmit, i cili pretendon se Hitleri pas Argjentinës është zhvendosur në Paraguaj dhe më pas në Brazil, ku edhe ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

 

Braktisja e hirit në lumin Elba

Më 1969 një gazetar sovjetik,Lev Bezinsky,arriti të publikojë një reportazh mbi autopsinë e trupave, por për shkak të një mosinformimi të mirë historianët e quajtën të mosbesueshëm. Megjithatë në 1993 KGB/FSB regjistruan të dhënat e autopsisë. Duke u mbështetur mbi këtë historianët arritën në konsesus rreth ç’ka ndodhi me trupat e Hitlerit dhe Braunit. Trupat e ushtrisë së kuqe sulmuan kancelarinë afërsisht rreth orës 23:00,rreth 7 orë e 30 minuta pas vdekjes së Hitlerit. Më 2 maj mbetjet e Hitlerit, Evës dhe qenve të tyre u gjetën në një rrënojë gërmadhash nga Ivan Churakov,pjestar i korpusit të 19 Rifle ose ndryshe SMERSH. Pas autopsisë (e cila nuk lejohej që të publikohej nga Stalini) tregoi se të dy gjuajtjet kishin dëmtuar kafkën dhe copëza xhami u gjetën në nofullën e Hitlerit.Mbetjet e tij u varrosën. Me to u mor SMERSH,ku dhe ndryshoi lokalitetin,nga Berlini në Madersburg (bashkë me mbetjet e ministrit Joseph Goebbels të gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij), mbetje të cilat u groposën poshtë një sektori të shtruar në një oborr të rrethuar me ndërtesa, vend i cili u mbajt rreptësisht sekret. Nga 1970 SMERSH iu dorëzua në kohë qeverisë së Gjermanisë Lindore. Nga frika e mundshme se vendi i varrit të Hitlerit mund të kthehej në një lëvizje Neo-Naziste.Drejtori i KGB Yuti Andropov autorizoi një operacion special për të shkatërruar mbetjet e Hitlerit. Më 4 prill 1970 një skuadër e KGB sovjetike (e cila kish dhënë detaje mbi varrimin) në rrugë sekrete nxorrën mbetjet dhe i dogjën ato deri në copën e fundit para se të braktisnin hirin e tij në lumin Elba.

 

Eshtrat e Hitlerit në Rusi?

Kryesuesi i arkivues së shërbimit rus të sigurisë, FSB, insistoi se ai posedon eshtrat e Adolf Hitlerit, duke vënë kështu në dyshim deklaratat e hulumtuesve amerikanë, të cilët e theksojnë të kundërtën. Në intervistën dhënë të përditshmes ruse, Izvestiya, drejtori i arkivit së FSB-së, Vasily Khristoforov, vuri në dyshim rezultatin e studimit, të bërë në shtator të vitit 2009 nga hulumtuesit amerikanë, Nick Bellantoni dhe Linda Strausbaugh, në të cilin u theksua se ADN-ja e eshtrave për të cilët bëhet fjalë ka dëshmuar se janë këta eshtra të një femre.”Me çka kanë mundur të krahasojnë ata ADN-në. Moska është vendi i vetëm, në të cilin gjenden eshtrat e Hitlerit”, insistoi Khristoforov. Krahas eshtrave të nofullës së Hitlerit dhe një pjese të kafkës, me një vrimë të shkaktuar nga plumbi, të cilat në Moskë u dërguan në vitin 1948, arkivi i FSB-së posedon edhe një pjesë të divanit të njollosur me gjak nga bunkeri i Hitlerit, në të cilin ai ka bërë vetëvrasje më 30 prill të vitit 1945, theksoi Khristoforov Ai më tutje theksoi se kufomat e Hitlerit, bashkëshortes së tij, Eva Braun, kufomat e çiftit Goebbels dhe gjashtë fëmijëve të tyre janë djegur në vitin 1970 dhe se hiri është hedhur në një lumë. “Kjo me gjasë ka qenë zgjidhja më e mirë. Në të kundërtën, varrezat e tyre do të ishin shndërruar në një vend për pelegrinazhin e fashistëve, të cilët mund të gjenden çdo kund, për fat të keq edhe në Rusi”, nënvizoi Khristoforov.

 

Spekulimet rreth udhëtimit misterioz

Rrethanat e udhëtimit të tij deri më sot janë shumë të diskutueshme e të mbuluara me mister, pasi nga njëra anë, shumë nga studiuesit e publicistët gjermanë e britanikë përhapin prej dekadash të dhëna spekulative, dhe nga ana tjetër qeveria britanike, ose më konkretisht shërbimi inteligjent MI6, nuk pranon akoma të bëjë publike dosjet që lidhen me arrestimin e deponimet e mundshme të Rudolf Hessit. Këta të fundit këmbëngulin se dosjet e Hessit duhet të qëndrojnë edhe dhjetë vjet të tjera të kyçura nëpër sirtarët e tyre dhe kjo gjë i ka dhënë krah, sigurisht, edhe ndezjes së shumë teorive konspirative kundrejt tij.  Kështu, mendohet se ish-kryeministri britanik i asaj kohe, Winston Churchill, pasi e kishte dëgjuar fillimisht propozimin për paqe të bërë nga Hess, e kishte refuzuar atë, duke preferuar të bashkëpunonte me SHBA-të dhe Bashkimin Sovjetik për të mposhtur Gjermaninë, e cila tashmë, me ç’duket e kishte trashur aq shumë zullumin, saqë nuk mund të ndryshonte më asgjë në mendjen e kryeministrit britanik të kohës, i cili bluante në kokë prej kohësh, vetëm një gjë: hakmarrjen e ashpër ndaj Gjermanisë që kishte shkuar shumë larg me bombardimet mbi Londër. Historianët, përkundrazi, gjykojnë se Hess, shkoi atje falë një iniciative individuale dhe aspak si i ngarkuar, apo emisar sekret i Hitlerit për të nënshkruar paqen me britanikët, gjë e cila vërtetohet me sjelljet e reagimet plot indinjatë të Hitlerit pas marrjes së lajmit se Hess ishte bërë tashmë një “peng” në duart e britanikëve. Nga ana tjetër, ka një grup tjetër historianësh që mendojnë se edhe kjo tezë është disi e pabesueshme, pasi Hitleri mund ta kishte denigruar atë si figurë e ta shpallte tradhtar, edhe pse ai nuk ishte më fizikisht në Gjermani.  Po kështu, në tavolinë hidhen plot teza e teori të tjera që variojnë që nga një komplot i mundshëm për të rrëzuar Hitlerin, e deri tek shpresat e forta të Hessit, për të parë një paqe me Britaninë e shpëtimin e Gjermanisë, me ose pa bekimin e Fyhrerit.

 

Ç’ndodhi pas vdekjes?

Pas ditëlindjes së Adolf Hitlerit më 20 prill, dita e vdekjes së zëvendësit të tij, Rudolf Hess, prej kohësh ka përbërë një shkas për ndërmarrjen e aksioneve e tubimeve përkujtimore nga ana e neonazistëve në Gjermani dhe Europën Perëndimore.  Për këtë spektër të politikës radikale në kontinent (e sigurisht, më shumë në Gjermani) Hess, i cili vdiq në moshën 93-vjeçare në burgun ushtarak të Spandau-t, në ish-Berlinin Perëndimor, më 17 gusht 1987, cilësohet një martir.  Qysh prej ditës së vdekjes, anëtarë e simpatizantë të grupeve të djathta ekstreme nga Gjermania, Danimarka, Zvicra, Holanda etj., mblidhen çdo vit për të kryer marshimet përkujtimore në nder të tij. Si njëri ndër të akuzuarit kryesorë në gjyqin e Nurenbergut pas Luftës së Dytë, Hess u dënua me burgim të përjetshëm. Rudolf Hess, i lindur në qytetin e Aleksandrisë në Egjipt, fillimisht ishte sekretari i Hitlerit e qysh nga prilli i vitit 1933, zëvendës i tij, duke pasur detyrën e ministrit të Rajhut pa portofol.  Sipas vlerësimit të organeve kompetente gjermane të ruajtjes e moscenimit të Kushtetutës, grupimet e djathta radikale, ose siç njihen ndryshe “neonaziste”, qysh prej vdekjes së tij në vitin 1987 janë përpjekur vazhdimisht ta përcaktojnë atë si një “martir të paqes”, në mënyrë që të faktorizohen, sipas tyre, në skenën politike vendase me një ikonë identifikuese të pranueshme. Për arsye të cilat deri më sot nuk janë sqaruar ende, Hess është dëshmuar se më 10 maj të vitit 1941 u ul me një parashutë në tokat e Skocisë dhe deri nga fundi i luftës, u mbajt në internim në Angli. Nga rrethet e njerëzve që qëndronin pranë tij, më vonë u përhap teza se ai kishte shkuar drejt Anglisë me një mision special nga Hitleri për të arritur një akord paqeje me britanikët, pak kohë para se të niste sulmi mbi Bashkimin Sovjetik. Në proceset e Nurenbergut, Hess u shpreh se “Unë nuk pendohem për asgjë”, dhe më 1 tetor 1946 u gjet fajtor për komplot kundër paqes dhe planifikimin e një sulmi kundër Anglisë e u dënua me burgim të përjetshëm.  Përpjekjet e vazhdueshme të politikanëve perëndimorë për të liruar për arsye shëndetësore e humane “të vetmuarin” Hess, dështuan.  Deri në fund të jetës së vet, Hessit i ishte ndaluar të shprehte mendime e të jepte intervista rreth së shkuarës së tij, që lidhej me kohën e nazizmit, e gjithashtu edhe rreth misionit të tij të vitit 1941 në Skoci.

Misteri i marrjes së pushtetit nga Hitleri

 

Miti i Hitlerit

Një nga mitet bashkëkohore tregon se Hitleri erdhi në pushtet në mënyrë të ligjshme dhe demokratike. Natyrisht, ky mit është përdorur si një histori tmerri përpara çdo zgjedhje. Në realitet, ky afirmim është i rremë. Kjo përvojë historike dëshmon vetëm për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në drejtim të demokracisë formale së bashku me praktikat e pandershme të fushatave zgjedhore. Adolf Hitler dhe partia e tij morën pushtetin duke vënë në përdorim procedura komplekse, formalisht demokratike dhe teknika të pista të zgjedhjeve.  Ata përdoren “emergjenca” jokushtetuese, asgjësimin e sistemit administrativ federal të vendit, dhe, mbi të gjitha, lojra dhe intriga në zyrat e ekzekutivit. Fushata zgjedhore e kryer nga Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermanë (NSDAP) nuk mundi ti shërbente si një shembull i politikës së ligjshme dhe të ndershme.