Ballina Argëtim “Dream of Color Fest” në Antalya, atmosferë e paharruar përmes ngjyrave dhe...

“Dream of Color Fest” në Antalya, atmosferë e paharruar përmes ngjyrave dhe muzikës (VIDEO+FOTO)

SHPËRNDAJE

Së paku katër mijë persona vendosën që këmishat e tyre të bardha t’i ngjyrosin me ngjyrë të verdhë, vjollcë, gjelbër dhe ngjyrë rozë

Festivali i ngjyrave që mbahet në shumë vende në mbarë botën, këtë javë organizohet në Antalya, destinacionin e njohur turistik në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Së paku katër mijë persona vendosën që këmishat e tyre të bardha t’i ngjyrosin me ngjyrë të verdhë, vjollcë, gjelbër dhe ngjyrë rozë.

Aktiviteti organizohet në Konyaalti Beach Park, ndërsa të interesuarit mund të bëhen pjesë pas kontrollit paraprak.

Me muzikën, vallet dhe ngjyrat janë argëtuar si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit, të cilët të paktën njëherë sërish kujtuan fëmijërinë e tyre.

Nuk u ngjyrosën vetëm këmishat, por edhe fytyrat e pjesëmarrësve. Gazetari i AA-së mëson se në festival janë përdorur 2.5 tonë bojë e llojeve të ndryshme.

💃🏼 👯 👭

A video posted by @dilaraesinn on

A video posted by @dilaraesinn on

Eğlendiiiiiikkkk #dreamofcolorfest #eğlence #müzik #mükemmeldi #teşekkürler

A video posted by Ebru Nur Arslan (@ebrunurarslann) on